MENU
klinika

Jo vetëm Shpëtim Idrizi

Aleatë të PD-së janë të vendosur: Në shtator futemi në Parlament

22.06.2021 - 12:35

Ndonëse demokratët, siç konfirmoi pak kohë më parë numri dy i PD, Gazment Bardhi, nuk kanë ende një vendimmarrje nëse do të jenë në parlament në shtator, aleatët e vegjël, të cilët ishin në listat e PD-së, e kanë marrë vendimin.

Kryetari i PDIU-së, shpëtim Idrizi, tha dje se partia që ai drejton do të hyjë në Parlament që të zgjojë e të mos e lërë të heshtur çështjen çame. “Unë dua t’i garantoj të gjithë që ne nuk e harrojmë Çamërinë. Ne nuk i harrojmë miqtë dhe armiqtë e Çamërisë. Dhe për të gjithë ata që mendojnë se ne do të lodhemi, unë u them se ne do të lodhemi të fundit. Prandaj, pa dyshim që prania e PDIU-së në Parlament do ta rikthejë çështjen çame në Parlamentin e Shqipërisë dhe do të tentojë të thyejë heshtjen. Do tentojë të thyejë heshtjen e të gjithë institucioneve shqiptare. Sepse heshtja është pajtim me padrejtësinë që është bërë me të gjithë shqiptarët e Çamërisë.

Kujtojmë që kandidatët e PDIU- së, që drejtohet nga Shpëtim Idrizi, ishin pjesë e koalicionit PD-Aleanca për Ndryshim në zgjedhjet e 25 prillit. Në Parlamentin e ri të shtatorit, PDIU do të përfaqësohet me tre deputetë: dy në Tiranë, Shpëtim Idrizi dhe Mesila Doda, dhe një në Fier me Nustret Avdullah. Ndërkohë, sipas tabelës së rezultateve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Mesila Doda që e ka të sigurt një vend në Parlament, mori vetëm 2358 vota në emrin e saj. Ndërsa Shpëtim Idrizi, kryetar i PDIU, mori gjithsej në emrin e tij 7452 vota.

Ndërsa kandidati i PDIU në listën e PD në Fier, Nustret Avdulla, mori vetëm 2056 vota. Duke garuar në listën PD, PDIU arriti që me 11866 vota që mori në total në dy qarqet që nxori deputetë prodhoi tri vende në Parlament. Nëse këto do të ish- in shifrat, edhe nëse PDIU nuk do të ishte në koalicion me PD, atëherë PDIU rrezikonte të mos merrte asnjë mandat.

KONFIRMIMI

Shpëtim Idrizi nuk është i vetmi që ka vendosur që të futet në Parlament pa u konsultuar me aleatin e madh, PD. Gazeta “Panorama” pyeti edhe aleatët e tjerë nëse kishin një vendimmarrje për t’u futur në Parlament. Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, i cili ishte i dyti në listën e PD në Durrës u shpreh se për të nuk është në axhendë fare diskutimi për të mos u futur në Parlament. “Unë e kam thënë që pas përfundimit të zgjedhjeve që do të jem patjetër në Parlament. Nuk mund të ketë një vendimmarrje tjetër. PAA nuk mund të ndjekë më nga pas asnjë”, u shpreh Duka.

Ndërkohë, duket se marrëdhënia e Partisë Agrare Ambientaliste me selinë blu nuk është e njëjta që kishte para zgjedhjeve. Ndryshe nga kreu i PAA, më politike ishte përgjigjja e kreut të PR-së, Fatmir Mediu, ku ky i fundit u shpreh se jo vetëm PR, por e gjithë opozi- ta do të jetë në institucione në sesionin e ri parlamentar. Sipas tij, në asnjë moment nuk ka pasur nga kryedemokrati Basha një deklaratë që të thotë se nuk do të futet në Parlament në sesionin e ri.

Kur jemi dy muaj nga zgjedhjet parlamentare, deri më tani kryetari i PD-së, Lulzim Basha, nuk ka zhvilluar asnjë mbledhje me krerët e partive që kishte në koalicion. Ndërkohë, drejtuesit politikë të PD-së në analizën e rezultatit të zgjedhjeve që po bëjnë do të parashtrojnë edhe kontributin që kanë dhënë aleatët në zgjedhje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Në korrik këshilli i ri i PD, ç’pritet të ndodhë me Nishanin?

Nga Bardhi te Paloka e Spaho, kush është ekipi me të besuarit e Bashës?

Nga ndikimi i situatës politike tek të fortët që “ndryshuan” vullnetin e qytetarëve

Dokumenti me detajet që do analizojë PD