MENU
klinika

Lajm i mirë për ata që duan të vijnë për argëtim ose biznes

Ambasadorja Kim: SHBA e fut Shqipërinë te vendet me rrezik të ulët infektimi nga COVID!

08.06.2021 - 17:17

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA e ka futur Shqipërinë te vendet me nivel të ulët rreziku të infektimit nga COVID.

Lajmin e ka publikuar ambasadorja Yuri Kim në rrjete sociala duke thënë se ky është një lajm i mirë për të gjithë ata që duan të vijnë në vendin tonë për argëtim ose biznes.

” Që nga 7 qershori, CDC ka azhurnuar Shqipërinë në “Niveli 1: Niveli i ulët i COVID-19″. Ky është një lajm i mirë për amerikanët që dëshirojnë të udhëtojnë në Shqipëri për argëtim ose biznes. Shikoni bashkangjitur për rekomandimet e CDC”, shkruan Kim.