MENU
klinika

Preç Zogaj për shkarkimin e prokurorit Anton Martini

Analiza/ Ushtarët e anti-krimit nuk mund t’i hidhen krimit si mish për top

11.06.2021 - 16:21

NGA PREÇ ZOGAJ

Drejtësia e Re me bashkautorësi amerikane  dhe europiane në konceptim dhe zbatim,  të cilën unë  e kam mbeshtetur  e do të vazhdoj ta mbështes  me vendosmëri  për qëllimet e larta për të cilat është ngritur- themelimin  e  barazisë së gjithë shtetasve përpara  ligjit  dhe  vendosjen  e  ndeshkueshmërisë   për të paprekshmit  në sferat e larta- besoj se mori  dje një njollë të fortë   me shkarkimin e  prokurorit Anton  Martini  në Kogjelin e Posaçëm të Apelimit.   Ishte renditur i dyti   në listën e Këshilli të Lartë  të Prokurorisë për të qenë anëtar i SPAKU-t;  kishte kaluar  sitën e vetingun  në  Komisionin Pavarur  të Kualifikimit pas një  shoshitje të imët e të zgjatur të  pasurisë dhe personalitetit të  tij.   Komisioneri Publik, Ballhysa,  e apeloi  vendimin e KPK-së. Kalvari i  ri i Martinit zgjati  një vit tjetër. Derisa u mbyll dje.

Gazetarë të  çdo krahu që ndjekin zhvillimet nga fronti i drjetësië,  të majtë, të djathtë, të pavarur, proqeveritarë  apo opozitare  kanë  ngritur  pikpyetje  domethënëse dhe kundështime të  forta të natyrës mediatike për  gjithë procesin e zgjatur me shenja  të qarta tendencioziteti të veshur me puritanizëm  ndaj Martinit.

Në ditët e ardhshme  do të jetë e mundur të mësojnë më shumë   çfarë ka prapa këtij procesi.  Njohuritë e thelluara do të ndihmojnë  në njohjen e së vërtetës.  Për shumë arsye, e vërteta  e Anton Martinit   ka marrë  vlerën e  një të mirë publike.

Ajo që mund të themi sot,  pa qënë nevoja  për një  njohje të thelluar, është se shkaku kryesor i shkarkimi i  të tij nga Kolegji i Pavarur i Apelit  del të jetë  apartamenti 97, 16 metra katror,  pasuria e vetme e tij  dhe familjes së tij. Është provuar  dhe pranuar në çdo instancë verefikimi se  Martini ka marrë dy kredi, një nga shteti dhe një  tjetër nga një bankë private,  me të cilat ka paguar 85  pë rqind të vleres së këtij apartamenti.  Është provuar  se në llogarinë e zotit zoti Martini kanë kaluar 40 mijë euro të dërguara   nga vëllai  i tij emigrant në Angli për t’i blerë shtëpi babajt të tyre.  Këtë shumë   të dokumentuar mund ta  mund ta përdorte për të mbuluar  e justifikuar diferencën  e mbetur  15 përqind te çmimit të aparamentit. Por jo. Ai   ia ka kaluar  shumën destinatarit, babajt,  dhe e ka deklaruar si të  tillë. Kishte kursimet e veta  për të mbuluar diferencën në fjalë. Mbi dyzet vjet punë,  burrë dhe grua, njëri prokuror, tjetra mësuese,  mund të kursejnë  një milion a një milion e gjysëm  lekë.   Komisioni i Pavarur i Kualifikimit  kishte sheshuar  çdo pikpytetje për këtë  shumë të vogël. Por komisioneri publik Ballhysa dhe pesëshja e Apelit u rikthyen  me lupën e tyre. Nuk gjetën ndonjë  qime të re në qullë, që mund ti kishtë shëptuar vetingut të parë, përkundrazi, kësaj radhe ishte Martini  ai që kishte përforcuar  provat e tij.  Megjithatë vendosen ashtu siç vendosen.

Shumë njerëz  që po lexojnë këto rreshta mund të  mendojnë : po  ky  paska rënë viktimë e ndërshmërisë së tij! Pse nuk  ka  përdorur për mbulim  eurot e dokumentuar  që vellai ia kishte dërguar përmes tij babajt?  Është e përhapur kjo në Shqipëri që ndershmëria të zhyt. Duhet të shtojmë: që kjo të jetë e vërtetë duhet plotësuar një kusht: ata që gjykojnë të jenë të  vërbër ndaj fakteve dhe rrethanave,  të jenë vegla. Për të mos thënë më tepër.  I lëmë për një çast detajet e procesit. Të bëjmë një arsyetim më të përgjithshëm:  nëqoftëse një  Prokuror me njëzet e ca vjet karrierë të nivelit të lartë dhe gruaja e tij  mësuese me aq vite pune nuk mund të kenë një apartement 90 e ca metra katror,   për  blerjen  e të cilit kanë marrë dy kredi, atëherë duhet të imagjinojmë që shumica e  familjeve  të mesme në Shqipëri ( të varfërat po e po) jetojnë në kasollë dhe çadra.  Ky  do  të ishte ( dhe është)  një turp për shtetin shqiptar në radhë të parë. Turp që e morën vesh të pamë të  ndodhte kjo që ndodhi me një prej prokurorëve me kurajozë  e më  me integrtet  që ka nxjerrë Shqipëria në  njezet vjetët e fundit. Nuk e them unë. E provon fakti që ka marrë më shumë çmime ndërkombëtare  se asnjë tjetër për luftën kundër krimit të organizuar në operacione të  përbashkëta me partnerët europianë;  e provojnë  hetimet që ka kryer e dënimët që ka dhënë kundër kriminelëve nga më të rrezikshmit; e provon mbi të gjitha mbrojtja e  vazhduar  policore  që i është dhënë pikërisht për shkak të rekordeve në përballjen me krimin. E provon së fundi vlerësimi i lartë i KLP që e pat renditur të dytin  në listën elitare të kandidatëve të SPAK-ut.

Tjetra që mund  të themi pa  patur nevojën  e informacioneve të thelluara është se gyqtarët e KPA-së i hoqën  dje  Martinit  automatikisht mbrojtjen policore .Pas vendimit të djeshëm, ai është i pambrojtur, në pritë apo mëshirë të hakmarrjes  banditeske. Kjo është një çeshtje shumë serioze për të cilën unë kam nisur një komunikim me disa deputetë të Kuvendit të Shqipërisë. Shteti nuk mund të degradojë në këtë shkallë sa tu hedhë hienave, si mish për top,  njerësit, ushtarët apo heronjtë e vet të antikrimit.  Hakmarrja është e verbër, cinikë dhe mizore, ligji  gjithashtu mund të  qëllojë të  jetë i vërbër në një  pikë të caktuar,  por atij i vihen sy. Kurse hakmarrjes i vihet fre. Për ketë janë ligjvenësit.

Do të doja të sensibilizoja sot  OMN-në që monitoron procesin  e vetungut në Shqipëri; do të doja të sensibilizoja misionin e BE-së  në Tiranë që ka qenë dhe mbetet i përkushtuar për  mbarëvajtjen e vetingut si një nga shtyllat e reformës në drejtësi, por në dijeninë time ka njohur edhe shqetësimet e problematikat e  një ashpërsie ektreme jashtë realitetit  shqipptar të ndonjë dispozite të ligjit të vetiungut e mbi të gjitha të spekullimeve  me këto dispozita për  të bërë goditje selektive, tendecioze , duke ndëshkuar  për qindarka si i thonë fjalës,  persona  që nuk e kanë merituar të nxirren nga sistemi. Janë pakicë  sigurisht në raport me ata që e futën në kenetën e korupsionit drejtësinë tonë për shumë vite dhe e  kanë merituar të largohen. Por kur flasim për drejtësinë  nocionet  “pakicë” e “shumicë”  nuk kanë vlerë. Në punët e drejtësisë  nuk shkon shprehja “digjet bari i njomë me të thatin”.  Çdo padrejtësi  padit sistemin dhe duhet rregulluar.

E fundit që mund ta  themi me  siguri sot,  sado që me hidhërim, është se bandat që po prisnin me padurim ndëshkimin e ndëshkuesit të tyre  kanë patur një ditë të mirë dje. Një ditë feste. Festë edhe  për disa politikënë të mpeksur me bandat që ka hetuar Martini,  shumë të informuar për pavarësinë  dhe korrektësën e tij si profesionit. Nuk do ta kenë në SPAK.