Anglia triumfoi ndaj Gjermanisë për herë të parë në një sfidë me eliminim direkt në një kompeticion madhor dhe natyrisht faktri fushë luajti një rol jo të vogël.
Mitiku ‘’Wembley’’ i solli fat pasditen e sotme ”3 Luanëve” të cilët mposhtën Gjermaninë 2-0, për të vazhduar më tej në fazën e çerekfinale, ku do të përballet me çiftin fitues të Suedi-Ukrainë.
Për Anglinë ishte ndeshja e 300-të në “Wembley”, duke fituar 187 herë, 39 humbje, ndërsa 73 herë të tjera kanë arritur të barazojnë.
300 – This will be @England‘s 300th international match at Wembley Stadium. The Three Lions have won 187 times there (D73 L39), and remain unbeaten in their 14 EUROs/World Cup matches at the home of football (W9 D5). Home. #EURO2020 pic.twitter.com/FJ18ZK99Fl
— OptaJoe (@OptaJoe) June 29, 2021
Ndërsa në garat e tyre në Kampionatin Europian, “3 Luanët” janë të pathyeshëm, ku në 14 ndeshje kanë fituar 9 herë dhe kanë barazuar 5 sfida. Tani anglezët kërkojnë të fitojnë turneun.