Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e GJKKO për mjekun e QSUT, Edvin Prifti.

Mësohet se mjeku Prifti do të vijojë të jetë i pezulluar dhe nuk mund të ushtrojë profesionin.

Ai kërkoi heqjen e pezullimit të vendosur nga GJKKO, por Apeli ka rrëzuar kërkesën duke e lënë të pezulluar.

Kështu, mjeku nuk do të mund të hyjë në sallën e operacionit për të ushtruar detyrën e tij.

Mjeku Edvin Prifti u pezullua nga detyra, pasi në zyrën e tij dhe në banesë ju zbulua një shumë e madhe parash, duke ngritur dyshime të forta mbi burimin e tyre.

Pak javë më parë, SPAK bllokoi pasuritë e tij, duke i sekuestruar shumën prej 51.4 milionë lekësh dhe 177 mijë euro.