MENU
klinika

Avokati i kriminelëve serbë në Hagë

“Kam frikë se një ditë, një politikan do ta njohë Kosovën”

05.06.2021 - 11:33

Në Serbi kanë filluar të flasin për njohjen e Kosovës dhe kjo po ndodh shumë shpesh. Sëfundmi, funksionari i Partisë Socialiste serbe, Toma Fila, i njohur për qendrimet e tij kundër shqiptarëve, tha në një emision televiziv se për shkak të presionit të madh ndërkombëtar, i frikësohet faktit se një ditë, ndonjë nga politikanët serbë do të pranojë të njohë Kosovën.

“Por kjo s’mund të ndodhë normalisht, pasi 95% e serbe janë kundër njohjes së Kosovës”, tha ai.

Fila është me profesion avokat dhe ka mbrojtur në Hagë një numër të madh gjeneralësh dhe ushtarakës serbë, të cilët u gjykuan për krime në Kroaci dhe Bosnje gjatë fillimit të viteve ’90.