MENU
klinika

“M’i vranë te dera e shtëpisë”

Babai i dy djemve që humbën jetën në Velipojë: Uroj mos t’i ndodhë askujt!

27.06.2021 - 10:22

Pjetër Gocaj, babai i dy djemve të vrarë në mesnatë në Velipojë, Edmondit dhe Xhovanit, 38 dhe 25 vjeç ka folur sot për “Panoramën” pas ngjarjes së rëndë.

Ai tregon se sherri ka ndodhur për shezlongët dhe se djali i madh me dokumente angleze kishte ardhur për të investuar në Velipojë.

“Kjo që ka ndodhur mos i ndodhtë më kujt. Mua më është fikur dera e shtëpisë. Uroj që mos ti ndodhë askujt. Nuk e kuptoj si ka ndodhur konflikti, por e di që për shezllone. Më klane vrarë tek dera e shtëpisë, më kanë vrarë dy djemtë. Çfarë më duhet jeta ime! Vitin e kaluar i kam patur unë shezllonet, këtë vit ia kanë dhënë atij. Ne kemi pritur që të ndahen shezllonet sepse kanë qenë pa u ndarë ende, ata kanë ardhur dhe na vranë në shtëpi. Uroj të mos ti ndodhë më kujt se peshën e rëndë të kësaj ngjarje e kam unë mbi supe.

Asgjë nuk dimë. Më kanë vrarë djemtë. Ne i kemi vendosur shezllonet përpara se të bëhej ndarja nga shteti e shezlloneve dhe kishim në pritje kur të vendosej kjo ndarje për të shikuar se ku i kemi ne e ku i kanë ata. Ata erdhën dhe qëlluan djalin e madh, të parin që ishte me dokumente angleze dhe ka ardhur për të investuar dhe punuar. Pastaj qëlluan djalin tjetër, djali i dytë i ka qëlluar edhe ai. Kur ka ndodhur nuk kam qenë këtu, por nuk kanë ardhur për të folur përderisa kanë ardhur me armë te dera e shtëpisë. Uroj mos ti ndodhë më askujt”, rrëfen ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pronarë hotelesh dhe punëtorë

Emrat e viktimave të masakrës së Velipojës