MENU
klinika

Mblidhet Asambleja Kombëtare e PS

Balla: Në 12 qershor thirret Kongresi. Nisim fushatën e një hapjeje të re e të madhe

02.06.2021 - 18:07

Partia Socialiste ka mbledhur sot rreth orës 17:00 online Asamblenë Kombëtare, e mbajtur pa praninë e kryeministrit Edi Rama.

Fjalën hapëse e mbajti Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla. Ky i fundit listoi 6 pikat e rendit të ditës mes të cilave miratimi i projekt-vendimit për thirrjen e Kongresit të Jashtëzakonshëm në 12 qershor, analizën e rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit në strukturat vendore, dhe miratimin e vendimit për zgjedhjet e reja.

Duke u ndalur te Kongresi i 12 qershorit, Balla tha se “Asambleja Kombëtare, me kërkesë të Kryetarit të Partisë, do të thërrasë Kongresin e Jashtëzakonshëm, për fillimin e një fushatë hapjeje të re, më të madhe dhe reale të Partisë Socialiste, duke iu ofruar një mundësi të besueshme përfshirjeje të të gjithë atyre që duan të bëhen pjesë e strukturave tona vendore“.

Fjala e plotë 

Të dashur anëtarë të Asmblesë Kombëtare, kjo është mbledhja jonë e parë pas fitores së Zgjedhjeve të 25 Prillit

Dhe natyrshëm një urim për gjithë anëtarësinë, patronazhistët dhe kontributorët tanë në fitoren historike të mandatit të tretë, të cilën, të gjithë së bashku e arritëm me një rezultat të qartë, bindës, kuptimplotë.

Duke mos harruar se kemi përmbyllur një mandate  të dytë, më të vështirin në këto 30 vite, për shkak të tërmetit të 26 Nëntorit dhe të pandemisë.

Si anëtarë të Organizmit më të lartë përfaqësues të Partisë Socialiste, kemi të gjithë nderin e të qenit pjesë e kësaj skuadre fituese dhe është përgjegjësia jonë ta lexojmë rezultatin me përgjegjësinë e të qenit Partia më e madhe në Shqipëri, duke e vlerësuan rezultatin e 25 Prillit si një mundësi të madhe për Shqipërinë.

Ne do të bëjmë një analizë të plotë të rezultatit të zgjedhjeve në cdo qark në muajt në vijim, por dua të ri-nënvizoj faktin se kryeministri Edi Rama deklaroi se ne do të kishim 78 mandate natyrshëm, pra edhe katër mandate më shumë, nëse nuk do të ishte numri i madh i votave të pavlefshme, të atyre që zgjodhën PS-12-n në Dibër, në Shkodër, Tiranë dhe Elbasan, por që votën preferenciale për kandidatin e vendosën gabim.

Ky është një rezultat shumë i pastër dhe domethënës. Jemi në kohën e duhur për të përtëfilluarnjëanalizëtëthellëtërezultatitnëcdoqendërvotimi, pranë cdo organizate socialiste, në cdo Këshill Socioalistë, në çdo bashki dhe në cdoqark.

Nga kjo analizë dhe ripërtëritje e fuqisë sonë organizative ne duhet të bëhemi tërësisht gati për fitoren e zgjedhjeve vendore të vitit 2023, dhe ato parlamentare në vitin 2025.

Në të gjitha qarqet ne duhet të përmirësojmë përbërjen e strukturës sonë organizative dhe forcimin e organizatave tona socialiste, të cilat jo në të gjithë territorin kanë dhe kishin efektivitetin e duhur si pas targetit të vendosur.

Prandaj Asamleja Kombëtare, me kërkesë të Kryetarit të Partisë, do të thërrasë Kongresin e Jashtëzakonshëm, për fillimin e një fushatë hapjeje të re, më të madhe dhe reale të Partisë Socialiste, duke iu ofruar një mundësi të besueshme përfshirjeje të të gjithë atyre që duan të bëhen pjesë e strukturave tona vendore.

Kongresi do të autorizojë Kryetarin dhe Kryesinë e Partisë për ngritjen e menjëhershme të një Komisioni i Posaçëm Riorganizimi.

Natyrshëm për bërja e Komisionit të Posacëm të Riorganizmit, do të synojë mbulimin e të gjithë territorit të vendit me qëllim zhvillimin e një analize të njëtrajtshm edhe efektive në cdo cep të Shqipërisë.

Në 12 qershor, Partia Socialistembush 30 vjeç dhe 12 qershori është dita e duhur për të thirrur kongresin e jashtëzakonshëm, ku jo vetëm të kremtojmë si duhet këtë përvjetor kaq të rëndësishëm me gjithë brezat, por dhe të paraqesim vizionin Shqipëria 2030, si dhe angazhimet kryesore të programit të ri qeverisës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN