Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Lyen, ka zhvilluar ditën e sotme një një vizitë në Greqi.
Fillimisht presidentja është takuar me kryeministrin Kyriakos Mitsotaksis, ndërsa më pas ka vizituar Agorën Antike.
Vizita është zhvilluar në kuadër të një turneu, pak para se Brukseli të japë dritën jeshile për miratimin e projekteve kombëtare që do të financohen nga Fondi Europian.
“Greqis është një nga vendet përfituese”, tha Kyriakos Mitsotakis duke shtuar se shumica e burimeve do të përqendrohen në ekonominë e gjelbër dhe atë digjitale.
Nga ana tjetër presidentja e Komisionit, Europian Ursula von der Layen u shpreh se planet për zhvillimin e vendit do ta bëjnë Greqinë edhe më të fortë, ndërsa theksoi se mirë menaxhimi i pandemisë dhe reagimi i shpejtë ishte një tregues pozitiv për vendin, në luftën me Covid.
“Unë nuk do ta harroj se si ju reaguat ndaj pandemisë. Dua të shtoj se në të ardhmen Greqia do të ndryshojë do të bëhet më e fortë se kurrë, gjithashtu edhe Bashkimi Europian”, u shpreh ajo.