07.06.2021 - 14:12
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka publikuar pamjet nga shembja e ndërtimeve pa leje në Ksamil në kuadër te operacionit “Bregdeti Ynë”.
Ai shprehet se ky aksion do të vazhdojë përgjatë gjithë vijës bregdetare për të çliruar çdo hapësirë të zaptuar dhe për vënë para përgjegjësisë shkelësit e ligjit.
“Ka nisur në Ksamil e Velipojë shembja e ndërtimeve pa leje. Operacioni “Bregdeti Ynë” do të vijojë përgjatë gjithë vijës bregdetare, për të çliruar çdo hapësirë të zaptuar dhe për të vënë para përgjegjësisë shkelësit e ligjit”, shkruan ai. m.v/abcnews.al
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Kryeinspektori i IKMT Ajet Zyberi: Asnjë tolerim