MENU
klinika

Takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel

Borell: Rezultati i dialogut, rruga drejt të ardhmes evropiane

15.06.2021 - 11:46

Në ndërmjetësimin e BE-së, ashtu siç edhe u njoftua ka nisur takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç në Bruksel.

Fillimisht Kurti dhe Vuçiç, janë takuar me përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme Josep Borell.

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se dialogu dhe rezultati i tij është rruga drejt të ardhmes europiane për të dyja palët.

“Dialogu dhe rezultati që del nga ai është rruga drejt të ardhmes evropiane të të dyja palëve. Dialogu ka sjellë rezultate të rëndësishme për qytetarët e Kosovës dhe ata të Serbisë”, ka thënë Borell.

Në këtë takim Kurti është i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Besnik Selimi, ndërsa Vuçiç është i shoqëruar nga ministri i Jashtëm Nikola Selakoviç.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!