MENU
klinika

"Si për arsye humanitare ashtu edhe..."

Borrell: Bashkimi Europian ka nevojë për migrantët

20.06.2021 - 11:50

Bashkimi Europian ka nevojë për migrantët si për arsye humanitare ashtu edhe për t’iu përgjigjur krizave demografike të kontinentit, deklaroi Përfaqësuesi i Lartë për Punët e Jashtme i Bashkimit Europian, njëkohësisht edhe  zëvendëspresident i Komisionit Europian, Josep Borrell.

”Kjo edhe për të ruajtur nivelin e mirëqenies, për të cilin përvoja e përbashkët e Italisë dhe e Spanja duhet të shërbejë si bazë për të zhvilluar një politikë europiane të imigracionit, që për shumë vite ne nuk kemi mundur ta ndërtojmë”, theksoi Borrell përmes një videoje të transmetuar në forumin ”Dialogu italo-spanjoll”, i zhvilluar në Barcelonë.

Italia dhe Spanja mbajnë një barrë të madhe të pritjes së migrantëve për shkak të pozicionit gjeografik të tyre.

”Nëse instrumenti ekonomik i Next Generation EU sot ka filluar të jetë një realitet, kjo është falë vendosmërisë së treguar nga kryeministri italian, Giuseppe Conte dhe ai spanjoll, Pedro Sanchez”, tha Borrell.

“Një marrëveshje e vetme midis Francës dhe Gjermanisë nuk do të kishte qenë e mjaftueshme”, shtoi ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mbledhja në Bruksel/ "Të ecim para me integrimin e Shqipërisë në BE"

Borrell: Është koha t’i ofrojmë rajonit një perspektivë më të mirë