MENU
klinika

Situata me COVID-19

“Boshatiset” Infektivi, vetëm një pacient po merr trajtim spitalor

27.06.2021 - 18:28

Shqipëria nuk ka shënuar asnjë humbje gjatë 24 orëve të fundit nga COVID. Nga 2444 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë tre qytetarë, 2 prej të cilëve ishin nga Tirana dhe një nga Durrësi.

Aktualisht janë 66 pacientë aktivë me koronavirus në vend, ndërsa vetëm 1 pacient po merr trajtim spitalor të specializuar.

Nga ana tjetër, janë shëruar 8 qytetarë. Në total, që prej fillimit të pandemisë, numri i të shëruarve ka arritur në 129,990.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 27

Shkodër 16

Durrës 6

Lezhë 5

Elbasan 4

Berat 3

Dibër 2

Kukës 1

Fier 1

Vlorë 1