Analisti Mentor Nazarko teksa ishte i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ u ndal tek marrëdhëniet e shtetit shqiptar me Greqinë.
Ai tha se marrëdhëniet mes dy vendeve kanë qenë të mira, sidomos gjatë qeverisjes së Tsipras.
Sipas tij, negociatat për çështjen e detit, apo dhe Ligjin e Luftës, duhet të kishin përfunduar me ministrin Bushati dhe Kotzias.
“Ne marrëdhëniet me Greqinë i kemi të mira. Duke pasur edhe marrëdhënie të mira dhe me Turqinë, që është rivale e Greqisë. Në kohë e Tsipras ka qenë maksimumi që mund të arrinim marrëveshjen. Kërkoni nëse Tsipras ka në deklarim kundër Shqipërisë. Rama i ka provokuar grekët në shumë raste. Sot Rama mund të mburret që i ka marrëdhëniet e shkëlqyera dhe me këtë administratë. E ndoqa këtë konferencë me Dendias, por është fillimi i një rezultati të mirë. Negociatat duhet të kishin përfunduar mes Bushatit dhe Kotzias, edhe çështja e detit, edhe e ligjit të luftës. Zgjedhja e gjykatës së Hagës ku do të adresohet ky problem ka një sërë hapash që duhet të përmbush.
Duhet negociata mes palëve. Ato negociata janë delikate. Çështje më interesante, të atij sondazhi të një instituti grek, ishin dy gjetje. Çështja e ndarjes së detit dhe çështja Çame ishin dy çështje kryesore që ndikonin në përcaktimin e Greqisë si shtet jo miqësor. Kemi konjuktiv relativisht të mirë rajonale, edhe me Greqinë e kemi. Zgjedhja të pasuri Turqinë si aleat kanë ndihmuar dhe se kanë dëmtuar relacionin e Shqipërisë me BE dhe SHBA. Rama e nis këtë mandat të tretë me këto avantazhe, por nëse nuk e faktorizon në rajon rolin e shqiptarëve, këto avantazhe mund të kthehen në disavantazhe.”, tha Nazarko.