MENU
klinika

Analiza

Çfarë rëndësie ka Nord Stream 2 për Rusinë dhe Gjermaninë?

26.06.2021 - 11:43

Gazësjellësi Nord Stream 2, i cili do të sjellë gazin nga Rusia në drejtim të Gjermanisë, ka shkaktuar tronditje gjeopolitike në Europë, dhe e ka ndarë atë në dy kampe të ndryshme, ku njëri e mbështet këtë projekt, kurse tjerët e kundërshtojnë atë, me arsyetimin se ajo është një levë diplomatike e Kremlinit për të rritur ndikimin e saj brenda kontinentit, dhe për ti avancuar interest e saj strategjike.

Rritja e popullsisë dhe zhvillimi i madh ekonomik, ka bërë që të rritet edhe kërkesa për burime energjetike, e që e tërë kjo ju ka dhënë mundësi shteteve që janë të pasura me këtë burim të rrisin fuqinë dhe ndikimin e tyre politiko-ekonomik ndaj shteteve që janë të varfëra dhe të varura prej importeve nga jashtë, shkruan Zhurnal.

Europa ndonëse është një vend shumë i zhvilluar ekonomikisht, por ajo është shumë e varfër sa i përket burimeve energjitke, e që kjo ka bërë që ajo të jetë shumë e varur nga furrnizimi prej jashtë për ta vënë në lëvizje industrinë e saj. Në vitin 2019, shkalla e varësisë energjetike e BE-së ishte 61 %, që nënkupton se më shumë se gjysma e nevojave të Unionit plotësoheshin më furrnizim nga jashtë, e që kjo është një rritje prej 5 % në krahasim me vitin 2000. BE-ja në vitin 2019 importoi nga Rusia gati 1/3 të totalit të saj të naftës që e merr nga jashtë apo rreth 27 %, dhe gati 3/4 e totalit të gazit natyrorë apo 41 %, që tregon për rëndësinë energjetike që ka Moska për Brukselin.

Është e njohur aftësia Kremlinit, për përdorimin e diplomacisë energjetike, si një instrument për avancimin e interesave të saja gjeopolitike apo edhe si mjet presioni ndaj shteteve që janë të varura nga këto burime, e që kjo jo rrallë herë është shëndrruar në një problem madhor për pavarsinë politike dhe ekonomike të shumë vendeve. Edhe gazësjellësi i ri ka shkaktuar një shqetësim të madh në qarqet diplomatike të shumë shteteve të BE-së dhe SHBA-ve, pasi sipas tyre këtu mund të fshihen interesa strategjike të Rusisë në drejtim të kontinentit të vjetër, e që e gjithë kjo mund të rrisë edhe më shumë varësin e tyre nga Moska.

Nord Stream 2, është një gazësjellës i cili do të sjellë gazin nga fushat ruse përmes Detit Balltik në drejtim të Gjermanisë, ai do të ketë një gjatësi prej 1222 kilometra, kapacitet prej 55 miliard metër kub gaz në vit, e që i njeti do të kushtojë 9.5 miliard euro, apo rreth 15 miliard dollarë.
Ky gazsjellës do të sjellë benefite shumë të mëdha politike dhe ekonomike për Rusinë, e që të njëjtat do të shfrytëzohen maksimalisht nga Moska për të avancuar dhe përforcuar qëllimet e saj gjeopolitike dhe strategjike në drejtim të kontinentit.

Në aspektin ekonomik, ky gazësjellës do të sigurojë miliarda dollarë për Rusinë, e që të nejtat janë shumë të nevojshme për ta ringritur ekonominë e saj që është dëmtuar shumë nga pandemia, e që ka ndikuarr në rritjen e pakënaqësisë brenda vendit, e që me të ardhurat e siguruara nga gazi ajo do ta rikthej stabilitetin e brendshëm.

Në aspektin politik, ajo do të rritë influencën dhe ndikimin e saj brenda vendeve anëtare të Bashkimit Europian, e që kjo do të përkthehet në përkrahje politike për Moskën brenda Unionit, dhe në të njejtën kohë ajo do të mund që të pengonte çdo përpjekje për sanksione të Brukselit ndaj saj, shkruan Zhurnal.

Ajo do të mund që të sigurojë mbështetje brenda Organizatës së Atlantikut të Veriut (NATO), për të penguar çdo inciativë të zgjerimit në drejtim të vendeve lindore të cilat kufizohen me Rusinë, e që nga kjo e fundit konsiderohen si zona tradicionale të influencës së saj, e që çdo zgjerim në këto shtete përceprohen si kërcënim direkt ndaj Moskës dhe interesave të saj.

Përmes Nord Stream 2, Rusia do ta shmangë Ukrainën, si territor transit për gazësjellësit e saj, që kjo do të ishte një lehtësim i madh për Moskën, pasi ajo nuk do të “varej” nga Kievi për të trasnportuar gazin e saj në drejtim të Europës, e që kjo gjë do ti shpëtonte asaj miliarda dollarë çdo vit.

Në aspektin politik Nord Stream 2, do të këtë një impakt shumë të fuqishëm në marrëdhëniet mes Rusisë dhe Ukrainës, pasi kjo do ti jepte hapësirë më të madhe Moskës për presion ndaj Kievit, pasi ky i fundit nuk do ta ketë më levën e gazësjellësit si një instrument presioni dhe frenimi ndaj Kremlinit, që ai ta respektojë sovranitetin dhe tërësinë territorial të saj, e që kjo mund ta bëjë më agresive dhe kërkuese Kremlinin.

Gjermania përmes Nord Stream 2 do të ketë përfitime të mëdha ekonomike dhe politike, e cila do të bëjë që fuqia e saj ndikuese brenda Bashkimit Europian të rritet edhe më shumë, por që ky gazsjëllës pos përfitimit përmbanë edhe rreziqe për Berlinin.

Gjermania është fuqia më e madhe demografike dhe ekonomike e BE-së, që nënkupton se ajo është edhe konsumatorja më e madhe e gazit natyrorë brenda Unionit, e që kërkesa për të cilën po rritet çdo dit e më shumë, e në të njejtën kohë çmimi i saj është i lartë, e kjo përbën një barrë të madhe për financat e saj, por përmes Nord Stream 2 Berlini do të sigurojë furnizim të pa ndërprerë dhe me çmim më të ulët, që do të ketë impakt të fuqishëm në ekonominë e saj.

Përfitimet politike do të jenë të mëdha, pasi Nord Stream 2, do ta shëndrrojë Gjermaninë në një shtet shpërndarës të gazit natyror (Hub country), e kjo do të ndikonte që fuqia ndikuese politike e Berlinit të rritet shumë jo vetëm brenda Bashkimit Europian, por edhe në tërë kontientin, e si pasojë e saj edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare, shkruan Zhurnal.

Rreziku për Gjermaninë që paraqet ky gazësjellës, ka të bëjë me varësinë politike dhe ekonomike që ajo mund të krijojë ndaj Rusisë, e cila do të ndikojë që Berlini të humb pavarsinë ekonomike dhe politike, e që kjo mund të sjellë pasoja të mëdha jo vetëm për të, por edhe për tërë kontinentin.

Ukraina është humbësja më e madhe nga Nord Stream 2, pasi në aspektin ekonomik ajo përfiton çdo vitë më shumë se 2 miliard dollarë nga tarifat e tranzitit të tubacioneve, ndërsa kjo ka një impakt të fuqishëm në e buxhetin e Kievit, por që me përfundimin e këtij gazësjellësi, me shumë gjasë Kremlini do ta nxjerrë atë jashtë përdorimit, e kjo do të ishte një godite e fuqishme për financat e shtetit.

Në aspektin politik Ukraina do ta humbiste rolin e shtetit shpërndarës (Hub country), e kjo do të ndikojë në dobësimin e pozitës të saj në marrëdhëniet ndërkombëtare, e që e tërë kjo do të komplikoj edhe më shumë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që Kievi ka me Moskën, shkruan Zhurnal.
Nord Stream 2, ka krijuar një të çarë të madhe të marrëdhënieve jo vetëm mes vendeve anëtare të Bashkimit Europian, por edhe në marrëdhëniet e saj me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e që e tërë kjo mund të krijojë hapësirën e nevojshme që Moska ta rrisë fuqinë e saj politike dhe ekonomike brenda kontinentit.///Zhurnal