MENU
klinika

Nga shenjat e rrezikut prej të nxehtit tek këshillat që duhen ndjekur

Çfarë të keni parasysh për ditët me temperatura ‘sahariane’

23.06.2021 - 11:50

Me rritjen ekstreme të temperaturave që po përjeton Shqipëria këto ditë, për shkak të një vale të nxehti me origjinë nga Afrika, duhet pasur shumë kujdes për të shmangur orët e pikut dhe për të qenë të hidratuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik kanë publikuar disa këshilla, të cilat duhet t’i respektoni gjatë valës së të nxehtit.

Rregulli numër një, pini ujë rregullisht, ndërsa nëse puna juaj nuk është në ambient të hapur, përpiquni të shmangni daljet jashtë gjatë orëve më të nxehta të ditës.

Nëse nuk ndiheni mirë, duhet të lëvizni menjëherë në një ambient të freksët, e nëse simnptomat përkeqësohen, konsultohuni me mjekun tuaj.

Ndiqni udhëzimet e tjera:

Shenjat e rrezikut gjate nje vale te nxehti jane:

Ngerce, lidhje jo e zakonte,

dhembje koke.

temperature mbi 38 grade

marrje mendsh apo te perziera

konfuzion mendor

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin