MENU
klinika

“Javën e ardhshme nis shembja e ndërtimeve pa leje”

Çuçi paralajmëron: Masat prekin edhe policinë dhe inspektorët e IKMT-së që…

01.06.2021 - 19:47

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka paralajmëruar se javën e ardhshme do të nisë shembja ndërtimeve pa leje nga Velipoja në Ksamil.

Përmes një statusi në “Facebook” ministri thekson se ndryshe nga herët e kaluara, masat ndëshkuese janë ashpërsuar dhe prekin të gjithë zinxhirin e ndërtimit nga investitori deri tek punonjësit e kantiereve apo edhe oficerët e policisë e inspektorët e IKMT-së.

Deklarata e plotë

Javën e ardhshme do të nisim fillimisht me shembjen e ndërtimeve pa leje në vijën bregdetare nga Velipoja deri në Ksamil, për të çliruar çdo hapësirë të zaptuar dhe për të vënë para përgjegjësisë shkelësit e ligjit. Më tej është radha e atyre që kanë ndërhyrë në zonat e mbrojtura dhe akset kombëtare. Policia e Shtetit dhe IKMT kanë bërë bërë evidentimin e ndërtimeve dhe çdo strukture tjetër të ngritur pa leje në të gjithë territorin e vendit. Ndryshe nga herët e kaluara, kësaj radhe pas ndryshimit të Kodit Penal, masat ndëshkuese janë ashpërsuar dhe prekin të gjithë zinxhirin e ndërtimit nga investitori deri tek punonjësit e kantiereve apo edhe oficerët e policisë e inspektorët e IKMT-së që mund të kenë mbyllur sytë teksa ndërtohej pa leje. S’ka kohë për pushim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Struktura njehsohet me atë të Policisë, ja çfarë ndryshon"

Bledi Çuçi shpjegon projektligjin për Gardën e Republikës