MENU
klinika

“Greqia ka të drejtën e patjetërsueshme të shtrihet 12 milje detare”

Dendias: Marrëveshja politike u arrit tetorin e kaluar, vijojnë konsultimet

05.06.2021 - 17:19

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Denidas të shtunën i është rikthyer edhe njëherë çështjes detare me Shqipërinë, duke deklaruar se po vijojnë konsultimet dhe sa afër janë të dy vendet me marrëveshjen.

Gjatë një interviste për “Parapolitika”, i pyetur nëse do të vazhdohet me zgjerimin e zonës bregdetare në Egje dhe Detin Kretan në 12 milje detare, Dendias deklaroi se, “Greqia ka të drejtën e patjetërsueshme të shtrijë ujërat territoriale të vendit në 12 milje detare, përtej detit Jon, ku e bëri këtë shkurtin e kaluar, sa herë që e konsideron të përshtatshme për të promovuar interesat e saj. Siç është njoftuar, puna teknike përkatëse tashmë ka filluar për disa zona”.

Ndërsa lidhur me bisedimet me Shqipërinë për nënshkrimin e një peticioni të përbashkët për një apel në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë dhe nëse janë afër një marrëveshjeje ai sqaroi se, “Marrëveshja politike për referimin e çështjes së delimitimit të Zonës Ekskluzive Ekonomike midis Greqisë dhe Shqipërisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë është arritur që nga Tetori i kaluar. Sa i përket pjesës teknike, ajo duhet të paraqitet bashkë-premtuese. Shërbimet kompetente të të dy vendeve janë në konsultim të drejtpërdrejtë për hartimin e këtij teksti”.

Kujtojmë se Shqipëria dhe Greqia ranë dakort një vit më parë që zgjidhja e çështjes së kufijve detarë dhe përcaktimit të Shelfit Kontinental dhe Zonave Ekonomike Ekskluzive, t’i besohet Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të Hagës. Njoftimi u bë gjatë vizitës në Tiranë të ministrit të Jashtëm grek Nikos Dendias, në përfundim të takimit që ai pati me kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm shqiptar Edi Rama.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN