Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë, ka reaguar lidhur me vendimin për dënim me burgim të përjetshëm për kriminelin e luftës, Ratko Mlladiç. Sipas MPJ-së, së Turqisë, vendimi për dënim të përjetshëm për kriminelin serb është vendim i drejtë nag Mekanizmi Ndërkombëtar Rezidual për Tribunalin Penal, shkruan Gazeta Express.
Më tutje në reagim thuhet se urojnë që ky vendim të shërbejë për paqe dhe pajtim në Bosnjë e Hercegovinë.
Ata kanë uruar që raste të tilla të mos ndodhin më.
“Vendimi në fjalë edhe pse nuk i ndal vuajtjet e familjarëve të viktimave të gjenocidit të Sebrenicës, është një vendim i drejtë në aspektin e përcaktimit të drejtësisë. Urojmë që vendimi të shërbejë për paqe dhe pajtim në Bosnjë e Hercegovinë dhe në rajon si dhe të kontribuojë që sulme të ngjashme të mos përsëriten më”, thuhet në reagim.
Reagimi i plotë:
Njoftim për media nga Ministria e Punëve të Jashtme lidhur me vendimin për kriminelin e luftës Ratko Mlladiç nga Mekanizmi Ndërkombëtar Rezidual për Tribunalin Penal (IRMCT)
___
Me gjykimin e tij të 22 nëntorit 2017, Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, kishte dënuar kriminelin e luftës Ratko Mlladiç me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve të luftës që ai bëri gjatë luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë midis 1992 dhe 1995.
Pas apelit të Ratko Mlladiç kundër vendimit të përmendur, Mekanizmit Ndërkombëtar Rezidual për Tribunalin Penal dhe vendimin e tij sot ( 8 qershor) dhe konfirmoi dënimin me burgim të përjetshëm.
Vendimi në fjalë edhe pse nuk i ndal vuajtjet e familjarëve të viktimave të gjenocidit të Sebrenicës, është një vendim i drejtë në aspektin e përcaktimit të drejtësisë.
Urojmë që vendimi të shërbejë për paqe dhe pajtim në Bosnjë e Hercegovinë dhe në rajon si dhe të kontribuojë që sulme të ngjashme të mos përsëriten më.