MENU
klinika

Kjo foto po i entuzizmon të gjithë

Dua Lipa së shpejti në Tiranë?

13.06.2021 - 11:27

Një foto e postuar në rrjetet sociale ditën e sotme nga Erion Veliaj po na bën të mendojmë se Dua Lipa do vijë së shpejti në Tiranë. Por, si erdhi kjo lidhje? Në postimin në fjalë kryebashkiaku shfaqet me prindërit e këngëtares Dukagjin dhe Anesa Lipa. Për më tepër, ai ka shkruar se diçka po gatuhet në Tiranë, duke shtuar “Bëhuni gati”.

Kaq ka mjaftuar që ndjekësit e tij të shkruajnë se pas kësaj foto fshihet një koncert që këngëtarja mund të mbajë në kryeqytet. Në një intervistë që Dukagjini realizoi me Adi Krastën vitin e kaluar tha se po punojnë që Sunny Hill Festival të bëhet edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri. Ndërkohë që nga fotoja (dhe nga burime pranë News31) nënkuptohet se Sunny Hill Festival mund të mbahet në Tiranë. Dukagjini ka thënë po ashtu se planet për realizimin e festivalit do të plotësohen në varësi të situatës së pandemisë dhe tashmë që situata është përmirësuar shpresojmë shumë që ky koncert të mbahet këtë verë.

Sunny Hill Festival ka sjellë në Kosovë disa nga emrat më të njohur të muzikës. Në vitin 2019-të, që ishte hera e dytë dhe e fundit kur u mbajt festivali, në Kosovë ishte e pranishme Miley Cyrus, Gashi e shumë personazhe të tjerë të famshëm. Sigurisht që ky festival ka ndikuar në rritjen e imazhin të Kosovës dhe e ka bërë akoma më të njohur në mbarë botën, falë këngëtarëve që janë ngjitur në skenën e festivalit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Reagon për herë të parë Aleksandër Gjoka

Gjykata e la në arrest shtëpie pas aksidentit