MENU
klinika

"Të mos ulet vigjilenca"

Dyshime për mutacionin indian, ISHP: Asnjë rast i konfirmuar

08.06.2021 - 19:56

Covid-19 në Shqipëri po qarkullon me intensitet të ulët, por konfirmimi i variantit indian të tij në Maqedoninë e Veriut dhe atij afrikan në Kosovë e ekspozon vendin tonë ndaj mutacioneve të virusit.

Anëtarja e Komitetit Teknik që menaxhon pandeminë Gjeorgjina Kuli i bën apel qytetarëve të mos e humbin vigjilencën.

“Sigurisht që duke i pasur më afër në distancë gjeografike, risku rritet. Por, duke qenë infeksion aerogen ne nuk vëmë dot barriera nacionale apo kufitare, por barrierat që ne mund të vendosim janë barrierat epidemiologjike që insistojmë të vazhdohet të zbatohen.”