MENU
klinika

"Do doja të kthehesha në kohë, unë e dashuroja"

Bashkëshorti i cili vrau studenten në Greqi flet për mediat

20.06.2021 - 19:13

“Do të doja të kthehesha në kohë dhe të ndryshoja gjithçka. Nuk doja të shkatërroja jetën tonë, të Carolines dhe vajzës time”. Kjo është ajo çfarë ka deklaruar 32-vjeçari, Babis Anagnostopoulos, bashkëshorti i cili vrau studenten 20-vjeçare në Greqi.

I riu është shfaqur i penduar për atë çfarë ka bërë. Gjatë një interviste për televizionin grek ANT1, ai u pyet se çfarë mendon se do të thotë vajza e tij kur të rritet dhe të marrë vesh historinë e familjes së saj.

Anagnostopoulos preferoi të mos i përgjigjet kësaj pyetje e duke vijuar se është penduar për atë çfarë i ka bërë bashkëshortes së tij.

Gjithashtu i pyetur se pse e përqafoi nënën e Carolines gjatë ceremonisë mortore të 20-vjeçares, piloti tha se e bëri nga pendesa për krimin që kishte kryer.

“Unë e përqafova sepse u pendova. E ndjeja dhimbjen e saj. Unë e kam dashur vjehrrën time dhe do ta dua gjithmonë” – është shprehur 32-vjeçari për mediat greke.

DËSHMIA E TË RIUT PËR VRASJEN E STUDENTES

Më herët mediat greke kanë publikuar një pjesë të dëshmisë së Babis Anagnostopoulos për momentin e vrasjes së 20-vjeçares. Sipas tij, piloti ishte shtrirë në krevat pranë saj dhe e kishte zgjuar nga gjumi duke i thënë që të mos e dhunonte më vajzën e vogël.

Më tej 32 vjeçari ka treguar treguar se si bashkëshortja i kërkoi që të ikte duke lëvizur në krevat për ta larguar. Më tej, ai ia shtyrë kokën në jastëk në mënyrë që ajo të mos lëvizte, duke i bllokuar frymëmarrjen. Kjo ka rezultuar fatale për studenten 20-vjeçare e cila, pas 5 minutash ndërroi jetë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“E kapi foshnjën dhe e hodhi në…”

Të tjera detaje nga dëshmia tronditëse e bashkëshortit…