Nuk ka një veshje më ikonike dhe klasike se sa një fustan i shkurtër i zi. Mund të vishet në çdo rast dhe është e sigurt që nuk do të dalë kurrë nga moda. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që nuk mund ta modifikoni atë për ta bërë të duket sa më në trend.
Dhe kjo është pikërisht ajo që bëri Emily Ratajkowski këtë fundjavë, kur modelja bëri një paraqitje në “Tribeca Festival” në New York. Si gjithmonë në formën e saj më të mirë, Emily kishte zgjedhur një fustan të shkurtër të zi, të hollë dhe shumë seksi nga një markë e re në zhvillim.
Fustani i modeles është stiluar nga Nensi Dojaka, një stiliste shqiptare e cila jeton në Londër, e cila frymëzohet nga stili i viteve ’90 dhe i modernizon plotësisht ato. Një tjetër e famshme që ka veshur krijime të saj është dhe Bella Hadid. Emily Ratajkowski zgjodhi ta shoqëronte fustanin me një gjerdan shumë fin nga MG Stones, një çantë lëkure të zezë nga Tamara Mellon dhe sandale me rripa. Aksesorët minimalë lejuan që veshja të shkëlqejë vërtet.
Edhe pse veshja e modeles është sigurisht më në trend sesa fustani juaj i zi që keni në garderobë, ai ende qëndron. Kjo është e bukura e kësaj veshjeje! Ndiqni shembullin e yjeve të “Hollywood”-it dhe mos kini frikë ta ndiqni këtë stil gjatë gjithë verës, sepse thënë kjo, mund të krijojë një stil që do të bëjë diferencën rrugëve të qytetit.