MENU
klinika

“Në Budapest me ftesë të kryeministrit Orban”

Edi Rama flet mbi vizitën në Hungari, ja sektorët ku do të bashkëpunohet

07.06.2021 - 12:53

Kryeministri Edi Rama bën me dije se ndodhet në një vizitë në Hungari me ftesë të homologut Viktor Orban.

Përmes një statusi në rrjetet sociale kreu i qeverisë tregon fushat e bashkëpunimit mes dy vendeve, ndërsa thekson se Hungaria mbetet mbështetëse e palëkundur në integrimin e Shqipërisë.

Budapest – Me ftesë të kryeministrit Viktor Orbán, për një vizitë pune mbi bashkëpunimin bilateral në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe për ecurinë e integrimit europian të Shqipërisë, ku Hungaria është historikisht një mbështetëse e palëkundur“, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Rama niset nga Turqia drejt Hungarisë, ndalesë edhe në Bullgari/ Kryeministri kthehet ditën që votohet për shkarkimin e Metës

Pas vizitës dyditore në Ankara, kryeministri Edi Rama është nisur këtë të hënë drejt Budapestit, ku do të zhvillojë një tjetër vizitë zyrtare.

Mësohet se në fokus të takimeve do të jetë procesi i integrimit europian të vendit dhe marrëdhëniet dypalëshe mes vendeve. Ndërkaq, kreu i qeverisë shqiptare do të vijojë takimet në Bullgari.

Ky vend po mban pezull procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut, për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me gjuhën dhe historinë.

Edi Rama do të rikthehet në Tiranë ditën e mërkurë, para seancës plenare ku pritet të votohet edhe shkarkimi i presidentit Ilir Meta.

Sjellim në vëmendje që më 28 maj Komisioni Hetimor miratoi në mënyrë unanime raportin për verifikimin e shkeljeve të presidentit Ilir Meta.

Raporti i ka kaluar tanimë Parlamentit dhe pritet që të mërkurën deputetët të shprehen me votë për shkarkimin ose jo nga detyra të kreut të shtetit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kthehet pak para votimit të raportit për shkarkimin e Metës

Rama vizitë zyrtare në Hungari dhe Bullgari