MENU
klinika

Shpjegon kardiologu

Eriksen mund të mos luajë më futboll si profesionist

13.06.2021 - 11:51

E gjithë bota mbrëmë u shokua nga shembja përdhe e Christian Eriksen pas një arresti kardiak, por fatmirësisht ai ia hodhi dhe është mirë. Por kardiologu anglez, Scot Murray, thotë se ky mund të jetë fundi i karrierës për të.

Edhe për një fakt tjetër, Eriksen nuk mund të luajë më me Interin, për shkak se në Itali nuk lejohen të luajnë lojtarët që kanë pësuar atak kardiak.

“Ndoshta është fundi i karrierës së tij. Italianët ndalojnë njerëzit që marrin pjesë në sport nëse zbulohet se kanë një anomali të konsiderueshme kardiake, është në ligj.

Ata e kanë bërë atë për një kohë të gjatë, përtej 20 viteve dhe ata kanë ulur nivelet e vdekjeve nga sulmet kardiake në sport nga mbi 3 përqind, në më pak se një përqind”, – tha Murray.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Luajti 42 minuta dhe mposhti vdekjen

UEFA surprizon: Eriksen, më i miri i ndeshjes


Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin