MENU
klinika

Mes tyre edhe mjekë të QSUT-së

Falsifikonin testet e Covid-19, dhjetë të arrestuar

21.06.2021 - 12:03

Prokuroria e Tiranës ka goditur një grup prej 10 personash, që akuzohen se falsifikonin testet për Covid-19.

Janë dhjetë persona që janë arrestuar, mes tyre edhe mjekë, falsifikatorë dhe disa sekserë agjencie udhëtimi. Mësohet se mjekët e ndaluar janë punonjës në Qendrën Spitalore Nënë Tereza.

Prokuroria nisi hetimet kryesisht pasi një shtetas bleu teste false dhe kerkoi te ndryshonte gjeneralitetet, pasi pretendoi për të dhëna të pasakta. Ndërkohë që prokuroria ka sekuestruar edhe bazën e falsifikimit. Testet false shiteshin kundrejt vlerave 35-40 euro.