MENU
klinika

Zgjedhjet në PD, miratohet udhëzimi i vlerësimit të votës

Fletët me shenjë dhe dy përzgjedhje nuk do të konsiderohen të vlefshme

11.06.2021 - 12:31

Anëtarët e Partisë Demokratike që do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e 4 viteve të ardhshme duhet të tregohen të kujdesshëm në fletën e votimit.

Komisioni Zgjedhor në Partinë Demokratike ka miratuar udhëzimin e vlerësimit të votës pas procesit të votimit më 13 qershor. Sipas dokumentit të siguruar nga gazeta “Panorama”, fleta e votimit do të jetë e vlefshme në momentin që anëtari i PD-së ka vendosur shenjën X brenda katrorit në krahë të kandidatit.

Ndërkohë, në rastet kur demokratët do të duan të zgjedhin 2 prej kandidatëve në garë, vota nuk do të shkojë për asnjërin prej tyre, por do të shpallet e pavlefshme. Po ashtu, anëtarët e PD-së nuk duhet që të bëjnë asnjë shenjë tjetër në fletën e votimit përveçse shenjën në kutinë përbri njërit nga 4 kandidatët, në të kundërt fleta do konsiderohet e pavlefshme.

Po ashtu, sipas udhëzimit të miratuar nëse në fletën e votimit nuk duket qartë se ku është vendosur shenja X, pra në rast se shenja prek dy katrorë apo është në mes të tyre atëherë fleta do konsiderohet e pavlefshme. Gjithashtu, demokratët nuk kanë mundësi që të vendosin emër tjetër për drejtuesin e ardhshëm të PD-së, përveç kandidatëve që janë zyrtarisht në fletën e votimit. Nëse do të ketë shënime të tilla fleta konsiderohet sërish e pavlefshme. Vlerësimi i fletëve të votimit do të bëhet nga anëtarët e Komisionit Zgjedhor, ose mund të kontestohen nga vëzhguesit e secilit prej kandidatëve.

Në fletët e votimit kandidatët janë të renditur Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi, Agron Shehaj dhe i fundit kryetari në detyrë Lulzim Basha. Të dielën mbi 75 mijë demokratët do të votojnë njërin prej të katërve të drejtuar partinë më të madhe opozitare në vend, nga ora 8:00 deri në orën 19:00, ndërsa procesi i numërimit do të bëhet në qendrat e votimit dhe jo në selinë blu, ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, të cilat u fituan nga Lulzim Basha me 91.3% të votave.

VËZHGUESIT

Por, teksa ndodhemi një ditë nga heshtja zgjedhore dhe dy ditë nga dita e votimeve, në selinë blu nuk kanë çuar ende emrat e vëzhguesve në qendrat e votimit dhe numërimit 3 kandidatët, Agron Shehaj, Edit Harxhi dhe Fatbardh Kadilli.

Dy ditë më parë në një konferencë për mediat kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve në selinë blu, Jemin Gjana, u shpreh se do të presin që kandidatët të sjellin vëzhgues- it e kandidatëve të tjerë të sipërpërmendur deri në ditën e diel. Kusht për vëzhguesit sipas tij është që të jenë anëtarë të selisë blu. Në të gjithë vendin do të jenë gjithsej 76 qendra votimi e po ashtu edhe qendra numërimi.

Ndërkohë, rezultati paraprak për kryetarin e ri pritet që të dalë që në mesnatën e së dielës, ndër- sa rezultati i certifikuar do të publikohet ditën e hënë më 14 qershor. Ajo që nuk dihet është se çfarë do të ndodhë, nëse do të ketë kontestime nga kandidatët e PD-së, pasi në selinë blu nuk funksionon Komisioni i Ankesave që ka të zgjedhur vetëm kryetarin që është Arben Ristani, por që nuk ka anëtarët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shtrin sërish dorën e bashkëpunimit

Balla parashikon fitoren e Bashës në zgjedhjet brenda PD