Kryeministri Edi Rama dha dje lajmin se shumë shpejt do të nisin fluturimet e para nga Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit, i inaguruar disa ditë para zgjedhjeve të 25 prillit. Udhëtimi i parë nga ky Aeroport do të bëhet në datë 15 korrik.
Udhëtarët do të mund të fluturojnë nga dhe drejt Zyrihut e Stambollit, nga mesi i muajti të ardhshëm.
“Se ç’ishin ca miq që thoshin Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit ishte sa për fushatë, po unë s’bëj asgjë sa për fushatë dhe çfarë bëj e them e çfarë them e bëj, kështu që bujrum me Air Albanian në portën e hapur të qiellit të Kukësit”, shkroi Rama dje dhe ndau dhe çmimet fillestare të biletave + taksa aeroportuale.
*** 1€ + taksat domethënë:
Kukës – Zyrih 12 EUR,
Zyrih – Kukës 28.66 EUR,
Kukës – Stamboll 12 EUR,
Stamboll – Kukës 23 EUR
Nga një kërkim i newsbomb.al, mësuam se udhëtimet nga Aeroporti i Kukësit drejt Zvicrës dhe Turqisë do të kenë një çmim tepër të favorshëm dhe të përballueshëm nga të gjithë. Në faqen e Air Albania ka nisur shitja e biletave dhe ne ju sjellim më poshtë kostot e udhëtimit për tre kategori.
2.667 lekë të reja (ose rreth 27 mijë lekë të vjetra) do të paguajnë udhëtarët që do të nisen nga Kukësi drejt Zyrihut. Sipas asaj që ka mësuar newsbomb.al, dhe siç shihet në foto e mëposhtme, nga Zvicra drejt Aeroportit të Kukësit biletat për kategorinë “Economy Promo”, janë shitur të gjitha.