MENU
klinika

Ndeshja miqësore

Franca bind, por mund të humbasë Benzema

08.06.2021 - 23:17

Franca fitoi bindshëm miqësoren me Bullgarinë, duke triumfuar në shifrat 3-0. Por një shqetësim i madh te Franca, vetëm disa ditë nga fillimi i Kampionatit Evropian.

Në vazhdën e miqësores kundër Bullgarisë, Karim Benzema u ndal me një dëmtim në minutën e 36-të të pjesës së parë. Sulmuesi i Real Madrid u hodh në tokë, duke theksuar disa probleme në këmbën e tij të djathtë, në zonën midis kofshës dhe gjurit.

Problemi fizik e detyroi atë të largohej nga fusha, u zëvendësua nga Giroud: madje, Benzema është parë tepër i dëshpëruar duke prekur edhe gjurin. Deschamps do të përpiqet të kuptojë diçka më shumë ditën e nesërme, teksa duhet theksuar se ylli i Real Madrid është i pafat duke qenë se sapo ishte kthyer pas një mungese 5 vjeçare te Franca.

Në anën tjetër, zëvendësi i tij, Giroud, që mund të transferohet te Milani, ka shënuar dy gola dhe tashmë është vetëm 5 larg Henry, golashënuesi më i mirë i historisë së “Gjelave”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dardanët të pafuqishëm

Kosova mposhtet në miqësoren e tretë

Të rejat e fundit nga Euro 2020

Milik humb Europianin, De Bruyne është gati