MENU
klinika

Euro 2020, Grupi F

Franca i falet një autogoli, Gjermania vuan

15.06.2021 - 21:48

Franca e ka mbyllur në avantazh pjesën e parë ndaj Gjermanisë, ndeshje e vlefshme për Frupin F të Euro 2020. Franca duhet të falënderojë Mat Hummels.

Mbrojtësi dhe kapiteni i Dortmund devijoi në portën e tij topin e krosuar nga krahu dhe befasoi Manuel Neuer. Gjermania e Low tronditet që në start, teksa gabimi i mbrojtësit veteran kushton jo pak.

Mbappe pati një rast të artë më parë, por priti portieri Neuer. Toni Kroos shpërdoroi dy goditje dënimi për Gjermaninë, ndërsa Franca është e rrezikshme në kundërsulm sa herë del para.