Pas dëmtimit të Benzema, që për fat, nuk duket rëndë, një tjetër situatë jo e mirë te kombëtarja franceze. Olivier Giroud u zhgënjye nga gatishmëria e Kylian Mbappe për t’ia pasuar topin në një seancë stërvitore të Francës, përpara “Euro 2020”.
Transalpinët kanë shumë dëshirë të kopjojnë suksesin e vitit 2000, duke u mbështetur edhe në triumfin e Kupës së Botës 2018. Pra, kërkojnë lavdinë e Kampionatit Europian, këtë verë. Didier Deschamps ka një siklet të bollëkut të yjeve, sidomos në sulm, për t’u marrë me to.
Ky është një problem, sipas ish-ndërkombëtarit francez, Johan Micoud, i cili vuri në shënjestër Kylian Mbappe për qëndrimin pas fitores 3-0 ndaj Bullgarisë, të martën. Ai tha:
“Po bëhet situatë e turpshme. Sapo keni luajtur dy ndeshje miqësore, ka shkuar gjithçka shumë mirë, por kur Mbappe doli nga fusha ishte sikur ekipi të kishte humbur 4-0. Zhgënjimi i tij në një moment nuk është për të gjithë ju”.
Dhe kjo duket të jetë një ndjenjë e përsëritur për Giroud, i cili erdhi nga bankina për ta zëvendësuar yllin 22-vjeçar dhe shënuar një gol, për të arritur kuotën e 46 rrjetave me Francën, vetëm 5 të tillë mbas golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave për “gjelat”, Thierry Henry.
Por, në pjesën e dytë u duk sikur Mbappe po përpiqej qëllimisht të mos gjente shokun e tij të skuadrës në pasime. Dhe Giroud vuri në shënjestër Kylian, pas ndeshjes, duke thënë: “Ndonjëherë vraponi shumë, por topi nuk arrin te ty. Mbase mund ta kishim gjetur më mirë njëri-tjetrin, jemi pjesë e një ekipi”.
Sulmuesi i Chelsea përballet me një konkurrencë të re nga Karim Benzema, i cili është kthyer në kombëtare nga Deschamps. Sidoqoftë, Giroud i është dhënë një shpresë e re për startues, pasi bomberi i Real Madridit pësoi një dëmtim.
Pavarësisht talentit të tyre të jashtëzakonshëm, ka shumë ego në dhomën e zhveshjes franceze dhe ndoshta sfida më e madhe e Deschamps do të jetë që ata të luajnë si ekip sesa si individë. Ata janë në “Grupin e Vdekjes”, së bashku me Portugalinë, Gjermaninë dhe Hungarinë.