MENU
klinika

Shkarkimi i Voltana Ademit

Gjykata kthen mbrapsht Ndreun: Plotëso padinë…

19.06.2021 - 13:45

Vijojnë përplasjet mes kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi dhe Pjerin Ndreut në lidhje me shpalljen e ri të kryetarit të Shoqatës së Bashkive.

Gjykata e Tiranës ka kthyer mbrapsht kërkesën për regjistrimi e mbledhjes së Shoqatës së Bashkive, teksa ka kërkuar plotësimin e disa të metave që lidhen me llogaritjen e votave, mënyrës se si është thirrur mbledhja e jashtëzakonshme.

Ka qenë Ndreu që i është drejtuar gjykatës, pasi sipas ligjit, çështja duhet regjistruar në gjykatë, që ai të njihet si kryetar i Shoqatës së Bashkive.