MENU
klinika

Tokyo 2020

Historike në Olimpiadë, konkurron transgjinorja

21.06.2021 - 12:33

Laurel Hubbard do të jetë atletja e parë transgjinore që do të garojë në Lojërat Olimpike. Zelanda e Re e zgjodhi atë të garojë në ekipin e femrave në kategorinë e peshëngritëseve në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”. 

Hubbard, 43 vjeç, konkurroi në garat për burra para se të ndërronte gjini më 2013. Në vitin 2015 Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ndryshoi udhëzimet e tij, dhe në bazë të tyre, asaj i mundësua të garojë si një atlet transgjinor. Hubbard fitoi medaljen e argjendit në Kampionatin Botëror 2017.

Kritikët thonë se Hubbard ka një përparësi të padrejtë ndaj atletëve të lindura femra, por të tjerë thonë se Lojërat Olimpike duhet të kenë më shumë gjithëpërfshirje.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar lejon atletët transgjinorë të garojnë si një grua nëse nivelet e tyre të testosteronit janë nën një prag të caktuar. Testosteroni është një hormon që rrit masën muskulore. Hubbard pritet të jetë në zonën e medaljeve në Olimpiadën e Tokyos, që nis më 23 korrik.