MENU
klinika

"Po studiojmë raportin e Komisionit Europian, më pas…"

Holanda skeptike për integrimin e Shqipërisë, flet ambasadorja

04.06.2021 - 09:57

Holanda është një vend që i ka thënë disa herë “JO” Shqipërisë për nisjen e procesit për anëtarësimin në Bashkimin Evropian të Shqipërisë.

Guusje Korthals Altes e pranishme në Shkodër në një ekspozitë kundër trafikimit të qenieve njerëzore deklaroi se Holanda është duke studiuar raportin që ka dërguar Komisioni Europian për progresin e Shqipërisë sa i përket anëtarësimit në BE dhe më pas mund të ketë një përgjigje. Ambasadorja Altes u përgjigj shkurt duke mos dashur që të japë shumë komente rreth kësaj çështjeje.

Disa nga koleget tuaj i kane thënë “PO” momentit për çeljen e negociatave të BE me Shqipërinë, ndërkohë ju përfaqësoni një vend qe na ka thëne disa here “JO”, është gati Shqipëria për Holandën qe te jete pjese e unionit?

“Shumë faleminderit për pyetjen. Në këtë moment Holanda është duke studiuar raportin që ka dërguar Komisioni Europian për progresin e Shqipërisë“, u shpreh Guusje Korthals Altes.

Diplomatja holandeze foli edhe për problemin e trafikimit të qënieve njerëzore duke thënë se institucionet ligjzbatuese në Shqipëri duhet të bashkëpunojnë më shumë në mënyrë që të marrë fund fenomeni i pandëshkueshmërisë për trafikantët.

“Trafikimi është një problem që ndodh në të gjitha vendet e botës përfshirë edhe Holandën dhe hapi i parë për të ndaluar trafikimin e qenieve njerëzore është që të flasim për të. Zakonisht është një çështje shumë e ndjeshme dhe e vështirë për të folur për të dhe në këtë mënyrë kemi filluar të bashkëpunojmë me qendrën ‘Tirana Art’ për të filluar dhe për të përdorur artin si një mënyrë për të nisur diskutimin rrethe çështjeve të trafikimit. Edhe pse kemi përdorur artin sërish është e vështirë për të dalë dhe për të folur në mënyrë të hapur dhe pa ndroje për këtë çështje.

Unë shpresoj që në do të vazhdojmë që të gjejmë mënyra për të folur dhe për të mbajtur të hapur diskutimin për çështjet e trafikimit dhe për të mbajtur të kapur sinjale sepse është shumë e rëndësishme që për gratë dhe vajzat e trafikuara ato të dëgjohen, ato të pranohen dhe mbi të gjitha të mos fajësohen për atë çfarë ju ka ndodhur. Kjo nuk është çështja vetëm e viktimave por është përgjegjësi e të gjithë komunitetit për ta pranuar dhe adresuar si një fenomen që ndodh.

Mesazhi im për të rinjtë është që nëqoftëse ata shohin diçka që nuk shkon është më mirë që sa më herët të shkojnë dhe të flasin me dikë që ata i besojnë në mënyrë që të mos jetë shumë vonë.

Të gjithë hallkat e organeve ligjzbatuese në Shqipëri të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin në mënyrë që pandëshkueshmëria të mos jetë një realitet po të gjithë ata që janë pjesë e trafikimit të marrin dënimin që meritojnë sepse është detyra e të gjithëve ne bashkë me institucionet që t’i japim një dorë për ta ndaluar fenomenin e trafikimit. Ne kemi hapur diskutimin dhe do e vijojmë deri sa ta ndalojmë. Për rastet mes organeve ligjzbatuese të Shqipërisë dhe Holandës ka një bashkëpunim dhe ka patur çështje që janë adresuar si këtu, në Holandë apo vende të tjera. Vitet e fundit bashkëpunimi mes organeve ligjzbatuese të Shqipërisë dhe Holandës është fuqizuar dhe shpresojmë që të vijojë edhe më tutje”, u shpreh ambasadorja.