MENU
klinika

Detajet

Hua 30 milion dollarë për bregdetin Vlorë-Orikum

23.06.2021 - 12:11

Këshilli i Ministrave ka depozituar për ratifikim në Kuvend një marrëveshje huaje në vlerë rreth 30 milionë dollarë me Fondin Saudit për Zhvillim.

Kjo hua shkon për financimin e projektit të riformësimit të vijës bregdetare nga Vlora (tuneli) në Orikum, si një vazhdimësi e Vlora Lungomare (faza e parë) e cila u përfundua disa vjet më parë me fondet e BE dhe faza e dytë po zbatohet nën investimin e qeverisë shqiptare.

“Vija bregdetare e Vlorës është riorganizuar plotësisht me një seri hapësirash publike me destinacione funksionale të dallueshme dhe të pajisur me mbjelljen e shumë pemëve. Në mënyrë që të plotësohet grupi i investimeve në qytetin e Vlorës dhe posaçërisht për të vazhduar investimet në bregdetin e Vlorës, nevojiten investime të reja për pjesën e mbetur të Vlorës – bregdetit Radhimë.

Në këtë kuadër, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka përgatitur një koncept të plotë ndërhyrjeje për rikualifikimin e vijës bregdetare Vlorë-Radhimë-Orikum dhe ndërtimin për bypasset në zonën Uji i Ftohtë-Orikum.

Ndërtimi i bypasseve së bashku me rindërtimin e rrugës nacionale do të financohet nën programin “Rruga Rajonale Lokale” e financuar përmes BERZH-it, njoftimi i përgjithshëm i prokurimit të të cilit është botuar tashmë.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka përgatitur një koncept specifik të ndërhyrjes për zonën nga Tuneli te Marina, Orikum. Projekti parashikon rimodelimin e të gjithë vijës bregdetare nga Tuneli Uji Ftohtë, deri tek Marina e Orikumit me qëllim krijimin e hapësirës për këmbësorët, rritjen e kapacitetit të plazhit dhe përmirësimin e aksesit në bregun e detit.

Komponentët kryesorë të projektit përfshijnë ndërtimin e shtigjeve përgjatë vijës bregdetare, shëtitore, rrugë për biçikleta paralel me shëtitoren, trotuaret, gjelbërim, ndriçim etj” shkruhet në relacionin e projektligjit.

Ndërhyrjet e propozuara do të rigjenerojnë të gjithë zonën dhe do ta kthejnë atë në një destinacion tërheqës turistik me më shumë facilitete dhe mobilim në funksion të turizmit dhe infrastrukturë publike të përmirësuar.

Infrastruktura e re do të përmirësojë cilësinë e shërbimeve turistike, duke rritur mobilitetin dhe aksesin e turistëve në zonë duke kontribuar në rritjen e të ardhurave për biznesin që operon në zonë dhe rritjen ekonomike të këtij rajoni.

“Vija bregdetare midis Vlorës në Radhimë dhe Orikum përfshin një peizazh të larmishëm të bregdetit shkëmbor nga shkëmbinjtë në fillim, tokë të pjerrët me shumë plazhe të vegjël në Rradhimë dhe plazhe me rërë ndërsa lëvizim drejt Orikum.

Zona u shërben mijëra banorëve dhe turistëve të përditshëm gjatë gjithë vitit. Rruga bregdetare ekzistuese kalon, gjithashtu, në një distancë shumë të afërt nga bregu i detit duke lënë kështu pak hapësirë në dispozicion për zonat e plazhit dhe zonat e ndryshme të shërbimit. Shumë hotele të vegjël dhe shërbime plazhi janë zhvilluar përgjatë vijës bregdetare duke përfshirë rimodelimin e plazheve nga sipërmarrësit privatë shpesh me praktika joformale.

Projekti parashikon rimodelimin e të gjithë vijës bregdetare nga Tuneli deri tek Marina e Orikum përafërsisht rreth 10 km, me qëllim krijimin e hapësirës për këmbësorët, rritjen e kapacitetit të plazhit dhe përmirësimin e aksesit në bregun e detit. Rrugëzimi ekzistues përgjatë rrugës dhe bregdetit do të rimodelohet si një zone e vazhdueshme për këmbësorët me rrugë çiklizmi dhe zona të mbjella.

Një shteg bregdetar i vazhdueshëm do të krijohet përgjatë pjesëve shkëmbore të bregdetit për plazhistët. Hotelet ekzistuese dhe zonat e shërbimeve të plazhit do të rimodelohen sipas standardeve të duhura. Peizazhi do të përmirësohet për të rikualifikuar pjesët e dëmtuara nga ndërtimet dhe infrastruktura” vijon më tej relacioni.

Numri i përfituesve që do të përfitojnë drejtpërdrejt nga projekti pritet të jetë rreth 142 876 banorë ndërsa numri i përfituesve indirekt është rreth 500 mijë banorë.

Përfituesit e drejtpërdrejtë nga ky projekt janë banorët e Njësisë Administrative Vlorë, banorët e njësive administrative fqinje, turistët/vizitorët vjetorë vendas dhe ndërkombëtarë, dhe mbi bizneset (hotele, restorante, shtëpi pritjeje) të zones të lidhura drejtpërdrejt dhe indirekt me sektorin e turizmit.

Agjencia zbatuese do të jetë Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Data e përfundimit të projektit do të jetë 31 dhjetor 2023, ndërkohë që data e mbylljes së marrëveshjes së huas do të jetë data 31 dhjetor 2024, ku brenda kësaj periudhe kohore përfshihet edhe periudha e garancisë së punimeve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Intervista/ Situata ekonomike dhe zgjidhjet

Civici: Të shtyhet një vit shlyerja e kësteve të kredive

Jep 10.5 milionë euro për Shqipërinë

Kriza e Covid, Gjermania ndez shpresat për biznesin

Ekuacioni me shumë të panjohura

A e përballon ekonomia një karantinë të dytë?


Në 8 muajt e parë u shitën minerale dhe energji

Gushti uli eksportet dhe importet

Nga Financial Times/ Çfarë po mdodh me çmimet e gazit?

Mungesa e gazit kërcënon industrinë evropiane të ushqimit

Reforma e pronave/ Ndryshojnë procedurat

Brenda 2022 mbyllet legalizimi i të gjitha banesave

The Economist: Nga një masë...Po!

A është Kina tekonomia më dominuese në botë?