Masat ajrore të nxehta e të thata me origjinë nga Afrika e Veriut që kanë goditur edhe Shqipërinë do të bëjnë që këtë javë të përjetojmë temperatura “të çmendura” të cilat do të arrijnë deri në 43 gradë.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përgjatë pjesës më të madhe të ditës.
“Kjo ndodh për shkak se vendi ynë parashikohet të ndikohet nga një valë e të nxehtit (masa ajrore të thata dhe të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut dhe pjesërisht edhe nga Afrika Sahariane)”.
“Ashtu sic duket dhe në tabelën bashkëlidhur, ajo që e bën të veçantë këtë javë janë temperaturat e larta dhe të nxehta me ditë të tëra, ku në orët e mesditës parashikohen ( nga 39°C deri në 43°C).
Gjithashtu problematike do të jenë edhe temperaturat e mbrëmjes të cilat në zona të caktuara nuk zbresin poshtë vlerave 25°C deri në 27°C në vlerat minimale”, thekson SHMU.