MENU
klinika

Detajet

Inter zgjedh zyrtarisht trajnerin e ri

03.06.2021 - 13:37

Nuk ka më dyshime, Inter zgjedh trajnerin e ri pas largimit të Antonio Conte. Ashtu siç përflitej prej ditësh, Simone Inzaghi merr “frenat” e ekipit zikaltër për të paktën për dy sezone, nëse gjithnjë nuk ka ndonjë largim të papritur.

Në fund, ndjenja e të provuarit të një aventure të re mbizotëroi tek Inzaghi, pas një jete të kaluar në radhët e Lazios, përjetuar fillimisht si lojtar dhe më pas si trajner. Marrëveshja për rinovimin e kontratës skadonte në qershor, por nuk ishte e mjaftueshme për të larguar sirenat zikaltër…

Ja njoftimi i kampionëve të Italisë me këtë rast: “FC Internazionale Milano mirëpret Simone Inzaghi si trajnerin e ri të ekipit të parë. Trajneri ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me klubin tonë”.

Për trajnerin e datëlindjes 1976, një aventurë e gjatë filloi më 1999, kur, në moshën 23 vjeç u ble nga Lazio e Sven-Göran Eriksson, e cila më pas fitoi titullin e saj të dytë në histori. Më 2016 erdhi emërimi si trajner i ekipit të parë bardhekaltër, pas përvojës së fituar në ekipet e të rinjve.

Ky “gradim” erdhi pas largimit të bujshëm të Marcelo Bielsa. Simone Inzaghi e bindi presidentin Lotito të “vinte bastin” përfundimtar mbi të. Inzaghi do të përfitojë 4 milionë euro në sezon plus bonuse, 1.8 më shumë se sa merrte te Lazio.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Të enjten prezantohet trajneri i ri

Lukaku qetëson tifozët e Interit: Qëndroj zikaltër!