Arben Malaj, ish-ministër i PS komenton ngjarjen e Velipojës, ku për disa shezlongë u vranë 4 persona dhe 2 të tjerë mbetën të plagosur. Ai thotë se faktori kryesor i këtij kriminaliteti është pushteti absolut.
“Pa eleminuar modelin e pushteteve absolute, pa i dhene fund kultures se pa ndershkueshmerise – e ardhmja nuk mund te jete me mire se e tashmja deshperuese dhe varferuese ne ndjesite dhe pergjegjesite sociale”, shkruan Malaj.
Për rastin e Velipojës, ai thotë se ai është alarmant sepse:
(1) nje vend qe zoti I ka fal qindra km bregdet ka shume pak hapesira publike per pushuesit ditore cka nxit tensione por edhe zhgenjim e deshperim publik:
(2) ndryshe nga cdo vend tjeter menaxhimin e hapesirave dhe lejeve ne territorë e ben pushteti vendorë;
(3) krijimi i agjensive kombetare qe ju marin kompetencat pushtetit vendore edhe per qellime korruptive eshte lakmusi qe verteton modelin e deshtuar qeverisës;
(4) dhenia e lejeve cdo vit dhe mundesisht sa me vone – krijon premise korruptive dhe ushqen deri krime vrasetare;
(5) reduktimi i decentralizimit dhe autonomise financiare te pushtetit vendore por edhe te shume institucioneve, agjensive – eshte tipari lehtesisht i kuptueshem i modelit qeverises qe vuan nga semundja e pushtetit absolut qe korrupton ne menyre absolute; qe kercen kohezionin social dhe demokracine funksionale; qe varferon akoma me shume dhe ushqen rritjen e kriminalitet.