MENU
klinika

Përfundon mbledhja e PS në Vlorë

Rama: I shqetësuar për punën e disa bashkive

27.06.2021 - 13:59

Ka përfunduar mbledhja e Asamblesë së Degës së Partisë Socialiste në Teatrin “Petro Marko” të qytetit të Vlorës. Në një prononcim për mediat kryeministri Edi Rama tha se është i shqetësuar jo vetëm për Vlorën, por në tërësi për bashkitë që kanë detyrime ndaj turizmit.

Kreu i qeverisë tha se formalisht ka zgjedhur mandatin e deputetit në Durrës, por do të vazhdojë të jetë prezent në qytetin e Vlorës. “Panorama” mëson se kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli nuk ka qenë i pranishëm në mbledhjeve, pas përplasjeve të fundit me kryeministrin.

“Një takim i detyruar si rezultat i mbarimit të një beteje të rëndësishme që e ne e fituam këtu në qarkun e Vlorës duke e arritur objektivin. Por, edhe si nevojë për t’u thënë të gjithëve që unë vërtet kam zgjedhur formalisht që të jem deputet i Durrësit, edhe për t’i kushtuar Durrësit një vëmendje të veçantë me praninë si deputet, por unë do të vazhdoj të jem në Vlorë siç kam qenë, pa asnjë lloj ndryshimi, madje për të bërë edhe më shumë”, tha Edi Rama në një prononcim për mediat.

“Sepse me Vlorën nuk më ka lidhur mandati i deputetit dhe nuk më ndan ndarja e mandatit. Së dyti, e rëndësishme që ne të vazhdojmë intensvisht punën në gjithë qarkun, e gjithë Shqipërinë. Këtu kemi sfida që lidhen me projekte të mëdha. Por që lidhen edhe me administrimin e vogël, sa i përket administrimit të vogël unë jam realisht i shqetësuar jo vetëm për Vlorën, por në tërësi për bashkitë që kanë detyrime ekstra dhe që janë të lidhura me industrinë e turizmit. Kemi folur për këto”, vijoi kreu i qeverisë.

Edi Rama zbuloi se do të zhvillojë në orët në vijim një takim me ministrin e Brendshëm dhe drejtues të Policisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Në ambientet e teatrit “Petro Marko”

Mblidhet Asambleja e Partisë Socialiste në Vlorë