MENU
klinika

“Nuk është përjashtuar asnjë vëzhgues”

Jemin Gjana u përgjigjet pretendimeve të Shehajt. Ja sa anëtarë kanë votuar…

13.06.2021 - 12:12

Kreu i Komisionit Zgjedhor në Partinë Demokratike Jemin Gjana bën me dije se deri në orën 10:30 kanë votuar 12,928 anëtarë demokratë në zgjedhjet që po mbahen sot për drejtuesin e partisë.

“Deri në 10 e gjysmë kanë votuar 12,928 anëtarë. Një shifër 17, 2 për qind. Të dhënat e para një orë. Procesi ka ecur normalisht, nuk ka pasur vonesa në fillimin e procesit. Në dy tre raste që ka pasur ndonjë ndërprerje për qartësim të situatave të votimit, janë marrë vendime në Komision dhe procesi ka vazhduar. Sapo të nxjerrim një të dhënë të dytë do tju nxjerrim ecurinë e pjesëmarrjes”, shprehet ai në një prononcim për mediat.

I pyetur mbi shkeljet e pretenduara nga kandidati Agron Shehaj, Gjana thotë se nuk është përjashtuar asnjë vëzhgues.

“Nuk është përjashtuar asnjë vëzhgues. Mbrëmë deri në 12:30 ka vazhduar procesi i marrjes së propozimeve nga kandidatët për deputet dhe përfaqësuesit e tyre”, tha ai.

“Mbrëmë deri ne 00.30 ka vazhduar procesi i marrjes së propozimeve për përfaqësuesit. Me kandidaten Harxhi deri në orën 12 kemi mbyllur të gjitha emrat. Ajo ka lënë disa vende bosh, nuk ka përfaqësim dhe ka pasur dakordësim. Në 7-8 raste kemi pasur probleme të përfaqësuesve të kandidatit Shehaj. Sepse erdhën disa propozime që u rrëzuan nga Komisioni. Ose kanë pasur kartë anëtarësie, ose nuk kanë qenë në listën e anëtarëve, ose janë deleguar nga një degë në një degë tjetër”, sqaroi ai.