MENU
klinika

Zbulon detaje nga biseda

Kandidati për kreun e PD-së Agron Shehaj takohet me ambasadoren amerikane Yuri Kim

01.06.2021 - 20:48

Kandidati për kreun e PD-së, Agron Shehaj të martën ka zbuluar takimin e zhvilluar me ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim.

Përmes një shënimi të shkurtër në Facebook, Shehaj shkruan se të martën paradite, me ftesë të saj, bisedoi me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Sipas tij, SHBA-të kanë qenë në krah të PD-së që në ditët e para të lindjes së saj dhe mbështetën fuqimisht ardhjen e saj në pushtet në vitin 1992.

Që atëherë, në çdo arritje të PD-së në politikë dhe qeverisje, ka qenë edhe ndihma e SHBA-ve. Kjo lidhje, mbështetur në vlerat e lirisë dhe demokracisë, do të forcohet edhe më shumë në ta ardhmen”, shkruan ai.

Shënimi i plotë:

Sot paradite, me ftese te saj, bisedova me Ambasadoren Amerikane Yuri Kim. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë në krah të PD-së që në ditët e para të lindjes së saj dhe mbështetën fuqimisht ardhjen e saj në pushtet në vitin 1992. Që atëherë, në çdo arritje të PD-së në politikë dhe qeverisje, ka qenë edhe ndihma e SHBA-ve. Kjo lidhje, mbështetur në vlerat e lirisë dhe demokracisë, do të forcohet edhe më shumë në ta ardhmen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN