MENU
klinika

Osmanin dhe Kurtin i quan “skifterë të mëdhenj”

Kërcënon Vuçiç: Do e shihni sa vende do e tërheqin njohjen

01.06.2021 - 08:32

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një intervistë për mediat serbe, ka kërcënuar duke thënë se do shtohet numri i shteteve që do e tërheqin njohjen diplomatike të Kosovës, duke shtuar se është i dëshpëruar me Greqinë, nën vazhdën e raportimeve se ky shtet do e njeh Kosovën.

Vuçiç, në intervistë për B92, nuk ka lënë pa përmendur as presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e as kryeministrin Albin Kurti, duke i quajtur si “skifterë të mëdhenj shqiptarë”, shkruan Gazeta Express.

“Por skifterët e politikës së Madhe Shqiptare erdhën në pushtet, duke shijuar simpatitë e mëdha të Perëndimit, veçanërisht Gjermanisë, jo aq shumë të Amerikës, sepse ata e shohin Ministrin e Punëve të Jashtme në Prishtinë si të tyren. Osmani është një studente amerikane, Kurti është i martuar për një norvegjez. Këta janë skifterët shqiptarë, që disa i paraqesin si njerëz të mirë”, ka deklaruar ai.

“Do ta shihni se sa vende do ta tërheqin njohjen ndaj Kosovës. Dhe pastaj do të shihni se si një Serbi e vogël po lufton si “miu në qoshe”, siç thotë një doktrinë britanike, ne do të luftojmë ashtu siç dimë”, ka deklaruar Vuçiç.

“Është e rëndësishme për ne që të mos ketë panik për Serbinë, ne e dinim që kështu do të ndodhte. Së pari, ata krijuan një zyrë për marrëdhënie tregtare kur shqiptarët futën taksa të paligjshme, dhe pastaj të premten në pesë pasdite u informuam nga Greqia se ata do të përmirësonin më tej bashkëpunimin”, ka deklaruar tutje ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“SHBA dhe BE na bëjnë presion për Kosovën”

Vuçiç: Aksioni është i koordinuar, ata nuk…


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë