MENU
klinika

Ku të udhëtojmë këtë verë?

Këto vende europiane kanë më pak kufizime!

17.06.2021 - 09:59

Vendet anëtare të Bashkimit Europian ranë dakord të mërkurën (16 qershor) të heqin kufizimet për udhëtarët nga disa vende dhe territore duke përfshirë edhe Shqipërinë, që do të thotë se udhëtimet ndërkombëtare do të shtohen në Europë. Euronews.com ka përpiluar një listë me disa nga shtetet që kanë lehtësuar masat anti-Covid për sezonin veror.

Italia

– Të gjitha rajonet e Italisë pritet të klasifikohen si “me rrezik të ulët” deri në fund të qershorit, që do të thotë se udhëtimi midis zonave është i mundur.

– Kafenetë, baret, restorantet, hotelet dhe teatrot janë rihapur pjesërisht për publikun.

– Maskat e fytyrës mbeten të detyrueshme në ambiente publike.

– Turistët ndërkombëtarë kanë qenë të mirëpritur në Itali që nga fillimi i qershorit, me shumicën e vizitorëve që thjesht kanë nevojë të paraqesin një test negativ Covid-19 pas mbërritjes.

Franca

– Nëse jeni vaksinuar me një vaksinë të miratuar nga Bashkimi Europian, Franca është e hapur për turistët ndërkombëtarë.

– Udhëtarët e vaksinuar do të duhet që gjithashtu të kryejnë një test Covid, jo më shumë se 72 orë para mbërritjes.

– Maskat e fytyrës mbeten të detyrueshme – edhe jashtë – por kjo pritet të ndryshojë deri në fund të muajit.

– Lejohet lëvizja deri në orën 23:00. Kafenetë dhe restorantet janë të hapura, me kapacitet më të ulët.

Spanja

– Spanja ka hapur sezonin e turizmit veror duke mirëpritur të gjithë udhëtarët e vaksinuar, si dhe turistët europianë që kryejnë një test Covid dhe rezultojnë negativ.

– Baret dhe restorantet janë të hapura, por pranojnë vetëm 50% të kapacitetit të zakonshëm dhe duhet të mbyllen në orën 3 të mëngjesit.

Greqia

– Vizitorët duhet të japin prova të vaksinimit ose një test negativ PCR para se të hyjnë në vend. Nuk aplikohet karantina për shumicën.

– Kafenetë, baret dhe restorantet janë të hapur deri pak pas mesnatës.

– Zonat turistike, si Akropoli apo vende të tjera në Athinë, janë funksionale.

Gjermania

– 16 territoret e Gjermanisë aktualisht u nënshtrohen rregullave të tyre.

– Kufizimet për të vaksinuarit plotësisht janë hequr.

Shtojmë se edhe në rast se disa vende deklarohen të sigurta, secili vend i BE-së ka të drejtë të vendosë masa për të luftuar koronavirusin.

Për më shumë informacion, klikoni këtu për Italinë; këtu për Francën; këtu për Spanjën; këtu për Greqinë; dhe këtu për Gjermaninë.