MENU
klinika

Sot një nga emrat më të lakuar

Kjo repere shqiptare ka mahnitur edhe Jennifer Lopez!

17.06.2021 - 09:44

Melinda Ademi ka arritur të ndërtojë një karrierë të suksesshme dhe numëron në repertorin e saj muzikor një sërë hitesh.

Reperja nga Kosova ka tërhequr gjithmonë vëmendjen jo vetëm për muzikën që bën por gjithashtu dhe për paraqitjet sensuale.

Melinda e ka nisur rrugëtimin e saj artistik në moshën 16-vjeçare me pjesëmarrjen në spektaklin e famshëm “American Idol”. Videoja ku ajo interpreton në talent show-n ka qarkulluar sërish në rrjete sociale, ku Melinda mori vlerësimin absolut të jurisë, mes së cilëve dhe Jennifer Lopez.

Megjithëse rrugëtimi i saj ishte i shkurtër, reperja mori pjesë sërish në talent show-n, ku arriti deri në gjysmë finale. Ndërkohë, kujtojmë që Melinda bëri një pauzë në muzikë pas vdekjes së nënës së saj nga kanceri. Së fundmi, ajo u rikthye me këngën “Qa Din Ti”, që rezultoi një sukses për të.