MENU
klinika

Zgjedhjet e 25 prillit

Kolegji nuk pranon provat edhe për qarkun e Vlorës

01.06.2021 - 11:38

Pas Gjirokastrës, Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar edhe kërkesën ankimore të PD-LSI për zgjedhjet në qarkun e Vlorës. Në mbledhjen e sotme, u vendos që të mos merren parasysh provat shtesë të opozitës, që sipas tyre tregojnë se paligjshmërinë e zgjedhjeve të 25 prillit.

Më herët, përfaqësuesi ligjor i PD, Ivi Kaso ka përmendur emra konkret të pushtetit vendor në Vlorë, që sipas tij kanë ndikuar në vullnetin e qytetarëve.

“Afrim Qendor, Klodian Troci, Erion Osmanaj me veprime konkrete kanë konsumuar vepra penale të shpërdorimit të detyrës.  Këta shtetas kanë përdorur administratën nën presionin për largimin nga puna. Kanë përdorur asete të tjera, legalizime në këmbim të votës. Kanë dhënë edhe para në këmbim të votës si dhe kanë mbledhur karta identitetit. Këto fakte ashtu si janë mbledhur nga strukturat tona dhe janë dorëzuar në SPAK. Këto i kemi paraqitur edhe para jush. Shit-blerja e votës  është jo vetëm një konstatim i joni, por edhe një problem i bërë i ditur edhe në raportin paraprak të OSBE ODIHR. Vetë SPAK  ka informuar misionin e ODIHR që deri në 24 prill kjo struktura ka në hetim më shumë se 30 çështje që lidhen me shitblerjen e votës. Ka pasur edhe vendimmarrje të tjera në kundërshtim me aktet ligjore”, u shpreh Kaso.

Edhe LSI, përmes avokatit të saj Altin Kaziaj kërkoi shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve dhe përsëritjen e tyre në këtë qark, kërkesë që nuk u pranua nga Kolegji.

DJE KOLEGJI RREZOI ANKIMIN PER QARKUN E GJIROKASTRES

Kolegji Zgjedhor rrëzoi dje padinë e tri subjekteve politike, PD, LSI dhe kandidatit të pavarur të VV-së Kreshnik Merxhani, për të shpallur si të pavlefshme zgjedhjet në qarkun e Gjirokastrës. Në argumentimin e trupës gjykuese paditë ishin të pambështetura në prova dhe në ligj. Ky vendim në fakt ishte i paralajmëruar në momentin që njësoj si Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, u refuzuan kërkesat e PD-së e LSI-së që trupa gjykuese të merrte prova shtesë nga institucionet shtetërore. Në qarkun e Gjirokastrës kishte një specifikë të veçantë të ankimimit të subjekteve politike.

Vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve vetëm pak ditë para zgjedhjeve që emigrantët që vinin nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut të karantinoheshin.

Ndërkohë që LSI solli prova të cilat dëshmuan që jo vetëm që kishte pasur votues që kishin hyrë në Shqipëri një javë para zgjedhjeve, por në disa raste ata kishin qenë komisionerë të PS-së. Këto fakte subjektet e interesuara në proces i depozituan si në Komisionin e Ankesave dhe në Kolegjin Zgjedhor.

Të parët që refuzuan të merrnin faktet ishte Komisioni i Ankesave që zhvillon një proces administrativ. Në fakt, në bazë të Kodit Administrativ dhe të Kodit Zgjedhor të ndryshuar, Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve e ka të parashikuar që jo vetëm mund të marrë prova shtesë, por në rast se kërkesa është për rinumërim të votave dhe nga shqyrtimi i provave shtesë ka fakte të mjaftueshme për pavlefshmëri, atëherë KAS shpall pavlefshmëri. Ndërsa Kolegji Zgjedhor, si një gjykatë, ka të drejtë po ashtu që të marrë prova shtesë, por fokusohet vetëm në llojin e ankimimit.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier