Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike, për të përsëritur zgjedhjet në qarkun e Fierit.
Pas shqyrtimit të kërkesës për parregullsi gjatë votimit dhe numërimit, Kolegji Zgjedhor e konsideron si të pambështetur në prova.
Kështu mbetet në fuqi vendimi i mëparshëm i Komisionit për Ankesat dhe Sanksionet, KAS. Më parë, Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar paditë e opozitës në Gjirokastër, Vlorë dhe Berat.
Pak dite me parë ky institucion ka rrezuar një tjetër kërkesë të PD-së për përjashtimin e 7 gjyqtarëve. Sipas Kolegjit Zgjedhor, pretendimet e PD se shtatë anëtarët e tij nuk garantojnë paanshmëri në gjykim të ankesave për pavlefshmërinë e zgjedhjeve, janë të pabazuara.
Ndaj gjyqtarët e Kolegjit vendosën të mos e marrin atë parasysh dhe të vijojnë procesin e shqyrtimin e kërkesave të paraqitura nga subjektet zgjedhore për pjesën tjetër të qarqeve për të cilat ka pretendime për parregullsi në zgjedhje.