MENU
klinika

Nuk fshihen më!

Konfirmohet lidhja e re e dashurisë e Eleni Foureira-s

26.06.2021 - 10:31

Para 2 vitesh mediat greke zbuluan se artistja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira ishte një lidhje me biznesmenin dhe futbollistin, Alberto Botia. Në fakt lidhja për ata të dy ka nisur që në vitin 2016-të dhe pavarësisht se ata nuk kishin folur për këtë marrëdhënie, në mediat rozë kanë dalë disa foto të tyre.

 

Madje para pak muajsh është mësuar se lidhja e tyre ka kaluar në një tjetër nivel. Në një spektakël në Greqi u bë e ditur se Botia i ka propozuar për martesë artistes me origjinë shqiptare. Gazetarja greke, Marena Kardigiannopoulou, është shprehur se Foureira e ka pranuar propozimin për martesë të bërë nga partneri i saj.

“Në një moment në revistën Hello ne kishim disa fotografi të Eleni që ishte me Alberton dhe kishim shumë kohë për t’i parë së bashku. Alberto kishte ardhur nga Arabia Saudite për ta parë, ne bëmë një lajm dhe e kishim kërkuar shumë dhe i vendosëm titullin se ata janë përsëri së bashku dhe kështu publikuam një lajm ekskluziv. Pastaj e kuptuam që ata të dy në atë kohë i kishin dhënë një shans të dytë njëri-tjetrit, sepse ishin larg për një kohë, por kur dy njerëz duan të jenë së bashku, unë mendoj se pengesat dhe distanca mund t’i kapërcejnë të gjitha dhe ne e kuptuam kur bisedonim me shumë njerëz që Eleni donte ta merrte atë me shumë seriozitet. Ajo ishte e interesuar për karrierën e saj, por njëkohësisht edhe për jetën personale. Ky burrë arriti t’i provojë asaj pavarësisht nga distanca se ai është gjithmonë pranë saj në të mirë e në të keq. Ai hoqi dorë nga gjithçka dhe erdhi për ta parë atë dhe padyshim që i dha këtë shansin e dytë dhe sot përfundojmë me propozimin për martesë që thotë Marena “, është shprehur gazetari Aris Kavatzikis.

E kësaj here, ajo ka vendosur që të mos e mbajë më të fshehtë marrëdhënien e saj me futbollistin Alberto Botian.

Ajo ka publikuar disa foto me gjysmën e saj duke i treguar të gjithëve gjithë dashurinë që ka për të.