05.06.2021 - 10:08
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca do të zhvillojë një vizitë zyrtare këtë të hënë në Tiranë. Lajmi u bë me dije nga zyra e shtypit të Kuvendit të Kosovës.
Gjatë vizitës në Shqipëri, Konjufca do të takojë krerët më të lartë të shtetit, presidentin Ilir Meta, kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, si dhe kryeministrin Edi Rama.
Theksojmë se kjo është vizita e parë zyrtare jashtë vendit e Konjufcës, pas marrjes së detyrës si kryetar i Kuvendit.