MENU
klinika

U blenë 6 dekada më parë

Kosova padit Malin e Zi, kërkon kthimin e…

21.06.2021 - 19:34

Ministria e Drejtësisë së Kosovës ka paditur Komunën e Budvës dhe kompaninë “Sunraf Beach Properties”, duke kërkuar kthimin e rreth 4.500 metrave katrorë pronë në shëtitoren Rafailoviç.

Në këtë padi pretendohet se kjo parcelë dikur e quajtur “Ganimete Tërbeshi” është blerë gjashtë dekada më parë nga ana e Kosovës.

Sipas medias malazeze Vijesti, kjo padi që kërkon të drejtën pronësore është paraqitur në Gjykatën Themelore të Kotorrit. Ministria e Drejtësisë së Kosovës  ka kërkuar nga Gjykata e Kotorrit të lëshojë masën e përkohshme që ndalon ndryshim e pronës deri në përfundim të çështjes.

Në padi thuhet se Kosova është pronare e kësaj toke dhe si provë i ka bashkangjitur një marrëveshje të blerjes të lidhur më 22 mars 1961 në Gjykatën e Qarkut të Kotorrit, ku parcelën prej 4.550 metra katrorë e kishte blerë Këshilli Social për Çështjet Politike dhe Sociale.

Por, ky pretendim është kundërshtuar nga Komuna e Budvës, e cila ka kërkuar nga gjykata që ta hedhë poshtë padinë si të pavlefshme.