MENU
klinika

"Babis është ekstrem, jashtëzakonisht i rrezikshëm!"

Krimi që tronditi Greqinë, mediat publikojnë pjesë nga ditari i Caroline

26.06.2021 - 17:08

Krimi tragjik në Greqi, ku bashkëshorti mbyti për vdekje gruan e tij 20-vjeçare, është kthyer në objekt të shumë mediave botërore. Jo vetëm mediat greke kanë ndjekur nga afër ngjarjen e rëndë, por edhe ato britanike.

E këtu, e kemi fjalën për “Daily Mail”, e cila së fundi, ka publikuar pjesë nga ditari i Caroline. Në shkrimet e të resë, vihet re ajo dhe i shoqi Babis, për një kohë të gjatë nuk shkonin mirë. Sipas medias angleze, ditari ishte shkruar me shkrime të ndryshme, në mënyrë që mos të zbulohej nga piloti.

Por, mes mesazheve të “koduara”, media ka arritur të zbardhë këtë dëshmi të viktimës:

“Ajo përdorte në ditar, shkronja, që nënkuptonin diçka. Me shkronja, të shkruar me alfabetin grek, “DG”, ajo i drejtohet të shoqit dhe e cilëson atë si djalë i rrezikshëm. Të njëjtën gjë, citon dhe si më poshtë, ku ajo shkruan “XX”, që dyshohet se është nënkuptimi i fjalës “dru”. Gjithashtu në ditar, janë gjetur edhe shkurtesat “PP”, e cila nënkuptonte se bashkëshorti i saj ishte i vjetër”, shpjegon Daily Mail.

Megjithatë, autoritetet ende nuk kanë folur për një ditar të dytë të vajzës, pasi në të parin, të publikuar nga mediat greke, ajo shprehte të gjithë pakënaqësinë ndaj të shoqit. E reja rrëfente mes rreshtash të gjithë zënkat e tyre, por edhe faktin që së shpejti po planifikonte të largohej bashkë me vajzën e tyre 11-muajshe dhe ta braktiste atë.

Pikërisht, kjo është cilësuar dhe si shkaku që Babis, kreu vrasjen. Ai ka thënë se Caroline sillej keq me të bijën, ndaj dhe ai, e mbyti atë me trupin e tij. Megjithatë, mënyra e saktë se si 32-vjeçari vrau të renë, është ende e paqartë.

Sakaq, tanimë, shqetësimi i autoriteteve është ndarja e kujdestarisë së të voglës Lidia. Prindërit e pilotit, kanë kërkuar që kujdestaria e vajzës të ndahet në mënyrë të barabartë, si për ata, por edhe prindërit e 20-vjeçares.

Por kjo gjë është refuzuar nga këta të fundit, të cilët kanë thënë se në Athinë, vend ku jetojnë prindërit e pilotit, vajza do të njihej si e bija e personit që i vrau të ëmën.